Vijon numërimi i votave në Maqedoni, ku disa kandidatë kanë filluar festën, duke konfirmuar dhe fitoren e tyre. Festa ka filluar dhe në Strugë, ku kandidati shqiptari për kryetar, Ziadin Sela, është në epërsi ndaj kundërshtarëve të tij. Lajmi është bërë i ditur nga “Aleanca për Shqiptarët”, të cilët përcjellin nga Struga mesazhin e fitores.

“Dua të përcjell një mesazh nga Strugën, për fitoren e Ziadin Selës dhe Aleancës për Shqiptarët. Megjithatë numërimi i votave po vazhdon, dhe kemi informata se vazhdojmë të prijmë dhe jemi fitues absolut”, deklaroi Garip Kaba, Aleanca për Shqiptarët.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com