
BBC Russian raporton se situata rreth Kievit duket se po përmirësohet. BBC citon Mykola Zhirnov, kreun e administratës ushtarake të Kievit, të ketë thënë se kompanitë dhe shërbimet në qytet funksionojnë normalisht.
"Dita në Kiev kaloi e qetë," tha Zhirnov.
Megjithatë, luftimet vazhdojnë ende në periferi të kryeqytetit. Forcat ruse bombarduan qytetet Irpin dhe Makariv të enjten, ndërsa beteja u raportuan gjithashtu rreth Hostomel dhe Brovary në periferi.
Autoritetet lokale thonë se banorët duhet të jenë të kujdesshëm.
Lajmi kryesor:
Sulm në një depo nafte në Rusi, Moska akuzon Kievin: Do rëndojë bisedimet! Ukraina: S’e bëmë ne! The Times: Pekini, bashkëpunëtor i Putinit, hakëroi objektet e Ukrainës para pushtimit











