Lajm i mirë! Ministria e Shëndetësisë i kthen përgjigje FSHF-së: Rihapje graduale të futbollit shqiptar

Lajm i mirë! Ministria e Shëndetësisë i kthen përgjigje FSHF-së: Rihapje graduale të futbollit shqiptar

Foto ilustruese

Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer më në fund përgjigje zyrtare, FSHF-së, pas letrës së dërguar nga Federata, ku i është përgjigjur se do të ketë një rihapje graduale të futbollit shqiptar.

Tashmë të dyja palët do të ulen për të diskutuar rreth futbollit në Shqipëri në këtë kohë pandemie që ka prekur çdo pjesë të shoqërisë.

”Komiteti Teknik i Ekspertëve po punon për protokollet e posaçme për hapjen graduale të aktiviteteve sportive, sipas strategjisë së ri-hapjes të miratuar nga ky komitet. Në këtë kuadër do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj për vijimin e hartimit të protokolleve të posacme nëpërmjet krijimit të një Grupi të Përbashkët Pune. Jeni të lutur të dërgoni përfaqësinë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolleve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Letra nga Ministria e Shëndetësisë

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra