Fëmijët në mbarë botën janë zgjuar sot me një lajm të trishtë, pasi është ndarë nga jeta autori më i dashur për ta. Ndonëse ka qëndruar gjithmonë pas kuintave, Bob Givens ka dizajnuar personazhet vizatimorë më të dashur për fëmijët.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga vajza e tij, Mariana Givens. Bob Givens ka vizatuar karakteret vizatimorë si Tom&Jerry, Dafft Duck, Alvin dhe Chipmunks e Popeye, si dhe ndihmoi në krijimin e personazhit të Borëbardhës.
/Shqiptarja.com

Ai shërbeu në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, para se të kthehej në industrinë e animacionit, ndërsa karriera e tij është e shtrirë në mbi 60 vite.
d.c./shqiptarja.com