TIRANE - Një vogëlush është ndarë nga jeta në një spital në Turqi, pas një aksidenti që i kishte ndodhur në muajin korrik.
Renis Muça ishte në koma prej disa muajsh por nuk ka mundur të japë shenja jete, teksa sot ka ndërruar jetë. Kjo ngjarje e rëndë ka thyer të gjitha ndasitë mes tifozëve, pasi vogëlushi Muça ishte tifoz i Partizanit.
"KF Tirana i gjendet pranë familjes Muça në këto momente të dhimbshme pas ndarjen së parakohshme nga jeta të Renisit vogël tifoz i Partizanit, që prej tre muajsh ndodhej në gjendje kome pas një aksidenti të pësuar. Ngjushëllimet më të thella. U prehsh në paqe Renis" , shkruan klubi i Tiranës.
14-vjeçari, tifoz i zjarrtë i kampionëve, u aksidentua në korrik dhe mori dëmtime të mëdha. “Ultras Guerrils” u mobilizuan dhe e dërguan të riun në Turqi për një trajtim më të specializuar.
“Ndjejmë keqardhje të thellë kur ju japim këtë lajm të rëndë…Renisi nuk ia doli! Pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi 3 muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, tifozi ynë i vogël ka ndërruar jetë dje në darkë në Turqi. Në moshën 14-vjeçare…Ngushëllime të sinqerta familjes së Renisit nga e gjithë familja e madhe e kuqe! U prehsh në paqe engjëll”, – shkruajnë Guerrilsat.

Komente










