Lajme të mira për KESH
Rritet niveli i Fierzës me 2 metra

Lajme të mira për KESH<br />Rritet niveli i Fierzës me 2 metra
Reshjet e shiut të dy ditëve të fundit, kanë bërë që niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës të rritet me 2 metra.

Nga të dhënat e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare rezulton se niveli i Fierzës llogaritet të jetë 260.3 metra, ndërsa prurjet në 90 metra kub ujë në sekondë, duke qenë ende larg mesatares të tyre. Mesatarja për këtë periudhë të vitit është rreth 207 metra kub në sekondë.


Konsumi i energjisë elektrike në shkallë vendi ka arritur në 23 milionë kilovat orë në ditë, nga të cilat 17.5 milionë kilovat orë importohen.

Ekspertët e KESH-it shpjegojnë se nëse reshjet e shiut vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, atëherë ka shanse të mira që situata hidrike në kaskadën e lumit Drin të përmirësohen. Ndërsa drejtues të KESH-it kanë bërë me dije se do të vazhdojë blerjen e energjisë në tregun e huaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: O Bardhosh, ke rënë në këtë nivel

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: O Bardhosh, ke rënë në këtë nivel