TIRANË - Në një analizim të mediave në Ballkanin Perëndimor ka rezultuar se edhe në Shqipëri ka media që përhapin lajme të pavërteta anti-NATO. Një gjë e tillë thuhet në një raport të publikuar nga organizata Konrad Adenauer Stiftung. Raporti është realizuar nga ekspertë të huaj ndërsa thuhet se analizimi bazohet edhe në Qendrën e Komunikimit Strategjik të NATO-s (NATO StratCom COE).
Në raport janë përmendur disa media që sipas ekspertëve të huaj kanë shpërndarë lajme tendencioze ose të pavërteta në lidhje me NATO-n.
Këto media sipas raportit e tregojnë NATO si mjeti që përdor SHBA në luftë kundër botës myslimane apo si mjet gjeopolitik i interesave të SHBA në rajon. Në raport janë përmendur edhe lajmet për hapjen e bazës ajrore në Kuçovë ku disa media kanë shkruar shkrime të referuara nga mediat ruse.
Ky raport tregon cilat çështje kyçe po shpërndahen dhe pse disa prej tyre kanë marrë vëmendje. Raporti kryesisht përqendrohet në dezinformimin në Ballkanin Perëndimor, në vendet si Shqipëria, Kroacia, Mali i zi dhe gjithashtu përfshin edhe disa shembuj ndërsa përfundon me propozime për përmirësimin e situatës për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Mëposhtë e përkthyer në shqip pjesa ku përmenden mediat shqiptare dhe situata e informimit në vend.
Dezinformimi anti-NATO në Ballkanin Perëndimor
Aktorët kryesorë dhe kanalet që përhapin informacioni të pavërteta anti-NATO në Ballkan.
Në raport përmenden një serë mediash dhe portalesh në Ballkan mes tyre edhe media e portale nga Shqipëria që përhapin lajme të pavërteta për NATO-n. Mediat shqiptare të identifikuara në raport janë: Gazetadita.al, faxweb.al, gazetaimpakt.com, sot.com.al, oranews.al dhe lapsi.al.
Sipas raportit disa nga lajmet dezinformuese të përhapura në Ballkan e tregojnë NATO-n:
1.Si provokatore dhe si agresore
2. Si të dobët dhe të vjetruar ndërsa Rusinë si të fortë.
3. Këto media i kanë cilësuar si shpërdorim shpenzimet e NATO të investuara në mbrojtje ndërsa gjithashtu ka pasur media që e kanë cilësuar anëtarësimin në Aleancë si rrezik për ekonominë e vendit.
4. Sikur NATO mbështet Fashimin/Nazizmin
5. Sikur NATO është mjeti që përdor SHBA në luftë kundër botës myslimane
6. Sikur NATO është mjeti gjeopolitik i interesave të SHBA në rajon.
Këto janë disa nga temat e lajmeve dezinformuese të shpërndara nga mediat në rajon mes atyre edhe ato shqiptare, të cilësuara në raport.
Ndërsa më specifikisht nga media shqiptare e identifikuar është ngritur çështja sikur NATO është mjeti që përdor SHBA në luftë kundër botës myslimane.
Një rast i përmendur në raport është shpërndarja nga dy media shqiptare e një mesazhi radikal të një imami. Mesazh që mund të prek dhe radikalizojë të tjerë persona. Bëhet fjalë për Imamin radikal Armand Aliu sipas raportit. I cili ka shprehur qëndrime anti-perëndimore dhe anti-NATO në disa kanale të ndjekura si televizioni News 24 dhe Ora News. Qëndrime të imamit që bënë që ai të merrej në pyetje nga Anti-Terrori ndërsa u procedua për përhapje urrejtjeje dhe nxitje të saj në rendin publik.
Ndërsa për lajmet sikur NATO përdoret si një mjet gjeopolitik i interesave të SHBA në rajon, raporti nxjerr një shkrim të lapsi.al me titullin. Polemika/Kujt i shërben një bazë ajrore e NATO-s në Shqipëri? Lajm i publikuar pas bërjes së ditur nga kryeministri Rama për bazën.
Ndërtimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë është trajtuar ndryshe nga disa media. Shumë janë fokusuar tek përfitimet që mund të ketë Shqipëria, ose sa rol të rëndësishëm ka Shqipëria në Aleancë. Por ka pasur edhe media që kanë marrë artikuj nga gazeta ruse që e kanë cilësuar ndërtimin e bazës "si një prishje të planit për Shqipërinë e Madhe" ose një tjetër artikull që "Rusia është e alarmuar nga ndërtimi i bazës ajrore të NATO-s në Shqipëri".
Në raport përmendet dhe shqetësimi i pronësisë së mediave në Shqipëri, shqetësim i ngritur edhe në raportin e Komisionit Europian për vitin 2018. Sipas raportit shqetësimi mbetet tek drejtimi editorial i disa mediave private që është i influencuar nga politika por dhe interesat e bizneseve. Është e rëndësishme që për të përmirësuar lirinë e medias, duhet një zgjidhje lidhur me këtë çështje thuhet nga ekspertët në raport.
Liria e shprehjes ..........
PërgjigjuIlir meta , salehu dhe bashiqi
PërgjigjuKeta nderkombetaret jane shume te pafytyre... ketej na thone qe liria e mediave ne shqiperi ka rene, nga ana tjeter na thone qe mediat genjejne...
Përgjigju