Një zjarr ka përfshirë një dhomë që përdorej si zyrë nga një kompani celulare pranë Gjykatës së Lartë në Tiranë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak për rënien e flakëve ka qenë djegia e një fishe kompjuteri. Nga zjarri nuk ka dëmtime të shumta materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë vënë flakët nën kontroll.Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket qartë vendi ku ka rënë zjarri në Gjykatën e Lartë.
Njoftimi i plotë:
Informacion Paraprak
Më datë 19.08.2018, rreth orës 14:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një dhomë e cila përdorej nga një kompani telefonike për mbajtje baterish ka rënë zjarr.
Zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale.
Po punohet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit.
Nuk eshte thjeshte ceshtja e nje fishe kompjuteri
Përgjigju