Sherri mes të rinjve përfundon në përplasje me armë zjarri, plagoset 18-vjeçari në Vlorë (Emri+Pamje)

VLORE- Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës pranë universitetit Ismail Qemali. Nga të shtënat është plagosur një 18-vjeçar me inicialet B.B, i cili ka marrë një plumb në këmbën e djathtë.

Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili bën me dije se i plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës ku po merr ndihmën e parë, ndërkohë që mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin ku ka ndodhur përplasja me armë ka shkuar policia.

Foto nga vendi i ngjarjes

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i të plagosurit, por paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një sherr mes disa të rinjve që më pas ka përfunduar në të shtëna me armë.

Pritet që të bëhet sekuestrimi i kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi plagosja si edhe të bëhet marrja në pyetje e dëshmitarëve.

Njoftimi i plotë

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 06.11.2018, në orën 19:45, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar një person i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Policia ka filluar menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen dhe nga veprimet paraprake ka zbuluar se në zonën e Skelës në lulishten pas universitetit është plagusur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi B.B, 18 vjeç, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekie të tij.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta midis dy të rinjve.

Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Turi me diasporën/ Rama sot në Itali, takim me shqiptarët në pallatin e sportit afër Milanos

Turi me diasporën/ Rama sot në Itali, takim me shqiptarët në pallatin e sportit afër Milanos