Vlorë/Bashkëshorti iu vra para tre vitesh, tritol banesës të së vesë së biznesmenit në lagjen 'Çole' (VIDEO)

VLORË- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në katin e dytë të një apartamenti në lagjen Çole të Vlorës. Lënda eksplozive është vendosur në banesën e marrë me qira nga Teuta Prifti, e veja e biznesmenit 53-vjeçar Hyqmet Nexhipi, i cili u vra para tre vitesh në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Sipas policisë, sasia e tritolit ishte vendosur jashtë derës së apartamentit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Burime policore nuk e përjashtojnë mundësinë që vendosja e tritolit në banesën ku jetonte përkohësisht Teuta Prifti, të ketë lidhje pikërisht me vrasjen e bashkëshortit të saj Hyqmet Nexhipi.

Ai u gjend i vrarë në makinën e tij Honda në rrugën "Transballkanike" mëngjesin e datës 23 janar ndërsa në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja automatiku.

Hyqmet Nexhipi

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë

Informacion paraprak

Në lagjen "1 Maji" Vlorë, në sheshpushimin e katit të dytë të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetases T.P, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. 

Si pasojë e shpërthimit janë evidentuar vetëm dëme materiale. 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ngjarja e 23 janarit
Hyqmet Nexhipi u gjend i vrarë në makinën e tij Honda në rrugën "Transballkanike" mëngjesin e datës 23 janar ndërsa në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja automatiku. Makina e autorëve u gjet në lagjen "Çole" e braktisur , të cilët kanë dashur të fshehin çdo gjurmë duke i vënë flakën.  

53-vjeçari ishte pronar i një Anije-Peshkimi me emrin "DRITA" dhe rezultonte i dënuar para 6 vitesh në Itali për shfytëzim prostitucioni e cila përbën një nga pistat e hetimit për policinë. Por ndërkohë nuk kishte precedent penal në Shqipëri. Anija e tij merrte karburant në det të hapur nga anije të huaja dhe në një situatë të tillë ai dyshohet se mund të jetë përfshirë edhe në ndonjë trafik të mundshëm.

Fillimisht u dyshua se vrasësi i tij mund të ishte i biri 27-vjeçar, Olsi, të cilit iu gjet në banesë një pistoletë dhe 115 gramë kanabis. Por pas verifikimeve, policia ra në gjurmën e autorëve njëri prej të cilëve u arrestua, ndërkohë tjetri u shpall në kërkim.

I arrestuar është bashkëpunëtori në vrasje Florenc Gega 37 vjeç nga Shkodra e banues në Tiranë me precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që Deison Nallbani 33 vjeç autori kryesor i vrasjes u shpall në kërkim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • altin tani: 15/12/2018 12:24

    shfrytezim prostitucioni....nafte ne det qe mund te jete mbulese e ndonje kontrabande ,,,dyshohej cuni i vet per vrasjen.... ai qe ka ikur nga kjo bote e di cfar kusuresh ka lene mbrapa se me gjith keto gjera qe ka bere esht shum bukur te dilte gjalle.paska lene shum borxhe familjes se me jeten e vete nuk paska mbaruar se paguajtur borxhet e jetes e te maskaralliqeve qe ka bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë