MILOT - Një 46-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në lumin Mat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 ndërsa viktima është identifikuar si Arben Marku, 46 vjeç nga fshati Skuraj në Milot.
Mësohet se ai është futur në ujë për t'u larë, por është mbytur. Rrjedha e ujit ka marrë trupin. Viktima është gjetur disa orë pas ngjarjes disa metra larg nga vendi ku ai u mbyt. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo të ndonjë dukurie fizike në trupin e tij. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak ku rreth orës 15:30, është njoftuar Salla Operative Kurbin se shtetasi A.M. 46 vjeç, banues në Skuraj është hedhur për tu larë në lumin Mat nga vendi i quajtur "Ura e Shkopetit" ( urë provizore) dhe nuk ka dalë më në breg, u bë i mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të tij, pa shenja jete.
Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo të ndonjë dukurie fizike në trupin e tij. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komente

