Lajmi i mirë/ Kjo fundjavë do ketë ulje temperaturash, parashikohen dhe ca pika shiu

Lajmi i mirë/ Kjo fundjavë do ketë ulje temperaturash, parashikohen dhe ca pika shiu

Tirane, gusht 2024

Termometri këtë fundjavë do të shënojë disa gradë më pak në krahasim me të premten që lamë pas. Nga parashikimi i motit i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohet që temperaturat më të larta pritet të jenë 39 gradë Celcius, 2 gradë më pak se ato të së premtes.

Madje në relievet kodrinore – malore reshjet do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ja parashikimi i motit

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Thënë kjo pasi për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit. Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra në formën shtrëngatave.

Për ditën e Diel moti parashikohet në orët e para të ditës me kthjellime e vranësira kalimtare më pas mot kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet kodrinore – malore reshjet do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Furgoni i udhëtarëve karambolohet me kamionin në Pogradec, plagosen 2 pasagjerë! Një i lënduar dhe pas përplasjes së veturës me eskavatorin në Cërrik

Furgoni i udhëtarëve karambolohet me kamionin në Pogradec, plagosen 2 pasagjerë! Një i lënduar dhe pas përplasjes së veturës me eskavatorin në Cërrik