Nga Berlini, ku ndodhej bashkë me vetë Belinda Ballukun për të marrë pjesë në Forumin Global të Dialogut, kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë mbi lajmet se numrit 2 të qeverisë i është dërguar një fletëthirrje për tu paraqitur në SPAK të hënën e shoqëruar nga avokatët.
Kryeministri Edi Rama i pyetur nga Deutsche Welle dha një përgjigje të përgjithshme, por pa mohuar nëse ajo është thirrur ose jo. Rama tha se nuk ka asnjë koment, përsa kohë qëndrimi i tij është se drejtësia ka punën e saj.
“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës”-ishte përgjigja e kryeministrit Edi Rama nga Berlini ku mori pjesë në punimet e Forumit Global të Dilaogut.
Një ditë më parë, dhe SPAK i pyetur nga gazetarët dhe një përgjigje fare të shkurtër pa mohuar dhe pa konfirmuar rastin. "Prokuroria e Posaçme nuk ka asgjë për të ndarë me median".
Ndërsa opozita reagoi përmes kundërshtarit direkt të Belinda Ballukut në zgjedhjet e fundit, nënkryetarit të PD Gazment Bardhit duke ngritur dyshimin se zv/kryeministrja thirret për t’iu komunikuar statusi “e pandehur”. Por ai shtoi se zv kryeministrja mund të mos shkojë të hënën në SPAK, me justifikimin e pjesëmarrjes në një aktivitet ndërkombëtar në fillim javë.
Vetë PD ka dorëzuar në SPAK 4 padi për Ballukun: për çështjen e tunelit të Llogarasë, shitblerjet e energjisë elektrike, panelet fotovoltaike dhe 2 anijet TEC të prodhimit të energjisë elektrike.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
48.8%
-
Të gabuar
36.9%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 3142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Shkëlzen Berisha bashkëpronar me Bashkim Ulajn', Prek Molla për Report TV: Po na grabisin pronat në Rrjoll! Prokuroria e Shkodrës po vonon hetimet me qëllim!
19 Mars, 18:45
-
Frida Krifca në SPAK për abuzimet me fondet IPARD/ Avokati Petraj: Luftë komerciale, OLAF është strukturë greke! Ndoka: Goditja më e rëndë për qeverinë Rama nga BE
19 Mars, 18:18
-
8 muaj e mbyllur, rihapet për qarkullim ura e Milotit! Do të jetë funksionale dhe për 7 vite
19 Mars, 17:01
-
Hetimi për abuzimin me fondet e IPARD, SPAK pyet ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca
19 Mars, 14:19
-
'E kam të vështirë të paguaj këtë çmim nafte' Braçe 'braktis' makinën dhe ecën në këmbë rrugëve të Tiranës: Nuk di kush i merr këto para!
19 Mars, 13:32
-
Raporti/ Shqipëria e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike, ngjitet me 6 vende krahasuar me vitin 2025
19 Mars, 09:55
-
Pazari i Krujës, mozaiku i ngjyrave e traditave që tërheq vizitorët çdo ditë
19 Mars, 08:09
-
GJKKO kaloi për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi, avokati Çaça: SPAK e ka të vështirë të vërtetojë akuzat! Karanxha: Me hetimin e ndërhyrjeve estetike, Prokuroria e Posaçme krijoi një standard të ri
18 Mars, 23:12
-
Rritja e çmimit të naftës, Braçe denoncon sërish: Abuzimi në tregun e brendshëm ja bën muuuu
18 Mars, 22:34
-
Afera CEZ-DIA/ Juristi Kara rrëfen detaje: 39 milionë euro dëm shtetit! Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë! Presioni ndaj çekëve për ‘nderin’ e ish-Presidentit
18 Mars, 22:29
-
Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran
18 Mars, 21:02
-
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, shemben ndërtimet pa leje në Shkodër
18 Mars, 16:18
do shpetoj shqiperia ne momentin qe kjo shtriga do largohet nga skena politike
Përgjigju