Lajmi që jep shpresë/Në verë vaksina anti Covid testohet masivisht te njerëzit

Vaksina ndaj koronavirusit do të hyjë këtë verë në fazën e testimit masiv tek njerëzit.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në  SHBA njoftoi sot arritjen e një marrëveshjeje mes kompanisë AstraZeneca dhe Autoritetit për Studimet e Avancuara dhe Zhvillimet Biomjekësore (BARDA), marrëveshje e cila do të përshpejtojë zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës provë.

Faza 3 e studimit klinik të kësaj vaksine do të përfshijë edhe testimin tek 30 mijë vullnetarë. BARDA do t’i vërë në dispozicion kompanisë deri në 1.2 miliardë dollarë për të mbështetur studimin e avancuar klinik, transferimin e teknologjisë për vaksinën si dhe prodhimin masiv të saj. Vaksina do të bëhet e disponueshme vetëm pasi të jepet një autorizim emergjence nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA).

Vaksina e përzgjedhur ndër disa kandidatura, është emërtuar AZD1222. Ajo u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar dhe i është dhënë me liçencë kompanisë AstraZeneca, e cila disponon teknologjinë që do të mundësojë prodhimin masiv.

Për të arritur objektivin, kompania do të punojë së bashku me Qendrën për Inovacionin dhe Zhvillimin e Avancuar në Manifakturë të qeverisë amerikane.

Laboratori i Universitetit të Oksfordit ka njoftuar se deri në muaji shtator do të ketë gati 400 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit. Shumëkombëshja ka deklaruar gjithashtu se kapaciteti i saj prodhues është për vitet 2020 deri 2021 deri në 1 miliard doza dhe se ka përfunduar marrëveshjet e para për prodhimin e të paktën 400 milion doza të vaksinës së mundshme.

Pas parablerjes së 30 milion dozave nga qeveria britanike, kompania ka njoftuar gjithashtu se po punon në marrëveshje të tjera paralele me qeveritë e vendeve europiane për të siguruar një "furnizim të gjerë dhe të barabartë të vaksinës në botë, me një model të njohur si jofitimprurëse, gjatë pandemisë”

Për vaksinën, shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë përdorur teknologji tashmë të testuar edhe më parë me sukses në koronaviruse të tjerë, duke synuar prodhimin e antitrupave dhe rritjen e imunitetit në të gjithë botën duke filluar nga muaji shtator.

Ditët e fundit, miliarderi bashkë-themelues i Microsoft Bill Gates kishte deklaruar gatishmërinë e tij për të marrë përsipër një pjesë të kostove të prodhimit të vaksinës kundër Sars-CoV2 që Universiteti i Oksfordit po teston te njerëzit.

Sipas manjatit dhe filantropit amerikan, prodhimi i vaksinës po përparon me shpejtësi dhe se ai ka bindjen se ajo do jap rezultat në krijimin e antitrupave

Universiteti i Oksfordit i nisi testet e para në njerëz për krijimin e një vaksine për koronavirus më datën 23 prill dhe kjo e bën atë të parin qytet në Evropë që nis nga puna për krijimin e një vaksine të studiuar në njerëz.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale