Lajmi se Franca do kthejë vizat
Berisha i gëzuar: Po bëhet realitet...

Lajmi se Franca do kthejë vizat<br />Berisha i gëzuar: Po bëhet realitet...
ish-kryeministri Sali Berisha duket se është njeriu më i lumtur për lajmet që arkullojnë herë pas here në disa media, se vende të ndryshme të Europës, duan të rikthejnë vizat për shqiptarët.

Gëzimin e tij, Berisha nuk e fsheh as në FB. Ai ka raguar pas shkrimit të gazetës franceze “Le Figaro” se Parisi mund të kërkojë rikthimin e vizave për shqiptarët, pasi zënë vendin e parë për azil.
 
Sipas Berishës, ky është një ndëshkim madhor që Rama i bëri Shqipërisë, pasi shton Berisha, ai po i privon shqiptarët nga arritja e madhe e jetës së tyre, që ishte liberalizimi i vizave.
 
Pak ditë më parë mediat holandeze shkruanin se autoritetet i kërkuan qeverisë që të rikthente vizat për shqiptaërt për shkak të kriminalitetit.
 
STATUSI I BERISHES
Ndeshkimi i Norieges me rikthim te vizave per shqiptaret po behet realitet!
Shqiperia drejt vendosjes se sigurt te vizave.
 
Azilkerkuesit nga Shqiperia ne France sa dyfishi i te gjitha vendeve te tjera te marra se bashku!
 
Te dashur miq
Shqiperia po ecen drejt vendosjes te sigurt te vizave. Mediat njoftojne se azilkerkuesit nga Shqiperia ne France per periudhen janar-gusht arriten 7256 vete, sa dyfishi i te gjitha vendeve tjera si Afganistan, Siri, Sudan, Haiti te marra se bashku. Mediat njoftojne se autoritetet franceze shohin zgjidhje te vetme rikthimin e vizave per shqiptaret.
 
Javet qe kaluan autoritetet e zbatimit te ligjit te Mbretrise se Hollandes i dorezuan parlamentit te vendit nje raport, ne te cilin informojne per rritjen dy vitet e fundit me 700% te kriminalitetit shqiptar ne kete vend dhe rritje te madhe te azilkerkuesve nga Shqiperia.
 
Ky eshte nje ndeshkim madhor qe Edvin Kristaq Rama i beri Shqiperise. Ai po i privon shqiptaret nga arritja e madhe e jetes se tyre! sb",
shkruan ai. 

Ish-kreu i qeverisë për 8 vjet, 2005-2013, komenton me zell të madh çdo lajm të gazetave të huaja, kryesisht ato të vendeve të "Schengen"-it që shkruajnë për rrezikun e rikthimit të vizave. 

A thua se rikthimi i regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë do rikthente Sali Berishën në pushtet. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar