Lakror tradicional me miell misri me presh
Përbërësit:
Për brumin:
- 500 gr miell misri
- 400 ml kos
- 2 vezë
- 50 ml vaj ulliri
- 5 gr kripë
Për mbushjen:
- 1 kg presh
- Vaj ulliri
- Kripë, piper, nenexhik
Përgatitja:
Pasi kemi pastruar preshin e presim hollë, e spërkasim me kripë dhe e kaurdisim me vaj ulliri në zjarr të ulët. Pasi preshi të jetë gatuar shtojmë erëzat. Në një enë hedhim vezët, kosin, vajin, pak kripë dhe i përziejmë duke shtuar edhe miellin e misrit. Pasi brumi është bërë një masë e plotë hedhim gjysmën e tij në një tavë të lyer me vaj. Sipër shtojmë mbushjen duke e hapur me lugë në të gjithë sipërfaqen, më pas shtojmë pjesën tjetër të brumit. E vendosim lakrorin në furrë të nxehtë në temperaturën 200 °C për 20 minuta.