TIRANE- Sipas të dhënave zyrtare të ALUIZNI-t, 29.5% e ndërtimeve në territorin shqiptar janë pa leje. Ndërsa në total numri i ndërtimeve në Shqipëri është 1,008,243, në bazën e të dhënave të Agjencisë së Legalizimeve 297,440 prej tyre rezultojnë objekte informale.  Ndërkohë që është Qarku i Durrësit ai që përmban edhe numrin më të madh të ndërtimeve pa leje: objektet informale përbëjnë plot 49.49% të totalit të ndërtimeve në gjithë territorin e Qarkut.

Qark tjetër me përqendrim masiv ndërtimesh pa leje është ai i Tiranës, ku objektet informale përbëjnë thuajse 36% të totali duke arritur në total shifrën 94,264. Rrethe ku ndërtimetinformale zënë përqindje të konsiderueshme në raport me totalin janë edhe Shkodra ku 33.38% e objekteve janë pa leje, Lezha me 34.24%, Fieri me 29.94%, Elbasani me 28.48%, apo Vlora me 28.04%.