Lame: 67 mijë objekte
pa leje nuk do paguajnë
Janë rreth 200 mijë në total, por rreth 67 mijë objekte të ndërtuara pa leje nuk do të kenë nëvojë të bëjnë asnjë pagesë për legalizimin e ndërtimit.
TIRANE- Janë rreth 200 mijë në total, por rreth 67 mijë objekte të ndërtuara pa leje nuk do të kenë nëvojë të bëjnë asnjë pagesë për legalizimin e ndërtimit. Fjala është për ndërtesa të kryera në tokën e vet dhe që për të cilat është bërë edhe deklarimi kur shteti e kërkoi një gjë të tillë në vitin 2006, madje një pjesë e tyre e kanë bërë që në 2005-ën. Ka deklaruar kështu dje drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së legalizimeve Artan Lame.
Ata që do të paguajnë, janë ata që kanë ndërtuar, jo në tokën e tyre, por mbi truall me tjetër pronar ose në truall shteti, tha si, duke shtuar se “u them qytetarëve ta ndjekin këtë proces, sepse është në të mirën e tyre dhe do të mbyllet me më pak pagesë se sa ka qenë në ligjin që ishte, i cili përveç pagesës së parë kishte edhe shtesa të tjera”.
PagesatKreu i ALUIZNI-t ka sqaruar më tej se pagesa për këto kategoritë e pronarëve që nuk përfshihen në objektet e sipërpërmendura do të ndryshojë. Së pari, me ligjin e ri do të përllogaritet parcela sipas vlerës së truallit në zonën përkatëse dhe jo siç ishte me ligjin e vjetër, në të gjitha zonat e barabartë. Pagesa tani e tutje do të jetë 50% e vlerës së truallit, e llogaritur në zonën ku ndodhet. Nëse trualli në Berat është 2 mijë lekë të reja, vlera do të llogaritet 1 mijë lekë të reja, sipas Lames.
Njëkohësisht, parashikohen edhe zbritje të tjera, për shembull 30-50% mund ta paguahen me letra me vlerë, të cilat sot në treg gjenden kundrejt 5% ose 6% të vlerës së tyre nominale dhe falë këtij procesi mund të shkojnë deri në 10%.
Përtej kësaj, pronarët mund të sigurojnë edhe një zbritje tjetër, nëse do të paguajnë brenda një afati 30-ditor, duke përfituar 20% të vlerës së faturës.
Elementi i fundit, tha Lame, ka qenë një këmbëngulje personale e kryeministrit Edi Rama, për zbritjen e pagesës në masën 10% për pagimin e energjisë elektrike. Kjo do të thotë që, pas zbritjeve totale, do të kërkohet pagesa në masën 90%, pjesa tjetër falet, nëse për 2 vite rresht pronari i objektit pa leje ka paguar ose paguan energjinë elektrike.
AfatetMasa e madhe e zonave informale do të përfundojë legalizimet brenda 4-vjeçarit të parë, pra në një mandat qeverisës normal, tha drejtori Lame. Sipas tij, njëkohësisht me këto, do të vazhdojë puna edhe me ndërtimet me problematika nga më të veçantat, por këto kërkojnë me tepër kohë. “Nuk duam të gënjejmë askënd”, shtoi ai.
Sipas Lames, deri tani janë të shpallura 127 zona informale. Qeveria do të rishikojë kufijtë e tyre e më pas do të shtohen zona të reja për të përfshirë të gjitha realitetet e krijuara gjatë këtyre viteve. ALUIZNI ka arritur të evidentojë 28 tipologji të ndryshme ndërtimesh.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2868
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18