Anëtari i grupit të punës për programin në Partinë Socialiste, Artan Lame, tha dhe dje në një dalje për media se Kryeministri i vendit Sali Berisha mashtron kur thotë se janë ndërtuar 10 mijë kilometra rrugë të të gjitha llojeve në Shqipëri. Artan Lame tha se me përllogaritjet e kryera me specialistë në total janë ndërtuar 1515 kilometra rrugë.

Lame u shpreh se autostrada nuk janë ndërtuar asnjë kilometër. Superstrada me katër korsi janë ndërtuar 135 kilometra. Rrugë kombëtare të reja dhe të rikonstruktuara nga buxheti i shtetit dhe me kredi janë 560 kilometra.

Rrugë rurale me 1 ose 2 korsi, të ndërtuara nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar janë 680 kilometra, kurse të ndërtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve janë 140 kilometra. “Autostrada, të ndërtuara: 0 km. Rrugë kombëtare me 4 korsi, ose superstrada: Gjithsej 135 km.

Para një viti Ministri i Transporteve deklaroi: “Nuk do të merrem me ato që po investohen, do të merrem vetëm me ato që janë bërë, me punët e kryera. Janë 302 km autostradë, rrugë me katër korsi të kategorisë A”.

Ne e sfidojmë publikisht qeverinë dhe kryeministrin, të publikojnë tabelën e tyre të superstradave të ndërtuara në Shqipëri në këto 8 vjet, emër për emër, dhe me gjatësitë përkatëse.“Rrugë kombëtare me 1 dhe 2 korsi, ose rrugë të kategorisë “C”: Gjithsej 560 km.” u shpreh anëtari i grupit të punës në Partinë Socialiste.

Më tej Lame ka thënë duke se Shqipëria dixhitale nuk ekziston askund, pasi në portalet e ministrive apo agjencive për këtë çështje nuk ka asnjë informacion, por vetëm sulme mbi kryetarin e opozitës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)