BERAT - Kandidati për deputet në qarkun e Beratit, Artan Lame, ka prezantuar një ekspozitë me temë "Shqipëria dhe Berati në hartat mesjetare."Kjo ekspozitë paraqet të gjitha hartat e vjetra të Beratit dhe Shqipërisë. Në këtë ekspozitë mernte pjesë edhe kryetari i bashkisë Berat z.Fadil Nasufi. Në fjalën e vet Lame tha: "Eshte kollaj të thuhet Berati 2400- vjeçar, por problemi i përjetshëm i shqiptarëve mbetet problemi me letrat, tapitë dhe dokumentat. Nëpërmjet kësaj ekspozite jam përpjekur që atë që e themi me fjalë, t'i vëmë edhe tapinë përpara, që do të thotë ta shfaqim me dokumenta ndodhjen e Beratit për mijëra vjet në hartat e botës".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)











