Lame:Mos ndërtoni! Do prishen 
të gjitha nga Ksamili në Bunë

Lame:Mos ndërtoni! Do prishen <br />të gjitha nga Ksamili në Bunë
TIRANË - Në emisionin e sotshëm të "A1 Report" gazetarja Mira Kazhani ka ftuar specialistin e mjedisit, Lavdosh Ferruni dhe ish-zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit në qeverinë e majtë, Artan Lame, të cilët  trajtuan problematikën e ndërtimeve pa leje në bregdet, ç'do të bëhet me ata që po ndërtojnë vrullshëm para dhe pas zgjedhjeve? 

NDALONI ÇDO NDËRTIM PA LEJE, DO PRISHEN NGA KSAMILI NË BUNË
"U bëj thirrje të gjithëve: Ndaloni çdo ndërtim pa leje, në det, në gërryerje mali, në zona monumentale, se forca e prishjes së tyre do vazhdojë me këtë fluks për të ndërprerë gjithë ndërtimet pa leje. Do kontrollohet gjithë bregdeti nga Ksamili deri në derdhje të Bunës", tha Artan Lame. Ai ka shtuar se "shteti bëhet me ligje dhe kemi nevojë të na vijë era shtet dhe që para zgjedhjeve u thamë të ndaloni".

QYTETARËT VLONJATË, TË SHQETËSUR PË PALLATET E BASHËS
U diskutuan edhe të ashtuquajturit "pallate të Lulzim Bashës" në Vlorë. "Qytetarët vlonjatë kanë qenë shumë të shqetësuar kanë shkuar te Gjika, me sa di leja është marrë nga qarku. Vlonjatët e shohin si një çiban, shqetësim të madh. Shqetësimi im që jam rritur në Vlorë", tha Ferruni.
 
"Nuk doja të krijoja imazhe të gabuara hakmarrjeje. Po e marr të mirëqenë që janë të zotit Basha. Uroj si shqiptar dhe si person publik, që mos kenë lidhje se zoti Basha është person publik. Se do jetë shumë e rëndë nëse do ishte e vërtetë", tha Lame, duke shtuar se "aty janë një varg ndërtimesh pa leje e nëse do prishet vetëm ajo, do thonë Edi Rama e ka me Lul Bashën. Nëse prishen të gjitha askush nuk thotë gjë. Duan ligjin, por s’duan përzgjedhjen, trajtimin e pabarabartë. Askush s’ka të drejtë të spekulojë".

"Nga ana vizive stonon totalisht, si një anije gjysma në det, gjysma në tokë. Ai peizazh aty me kujtimet nga fëmijëria duket sikur është një Vlorë tjetër, s’është ajo që duan vlonjatët", shtoi Ferruni.

DURRËSI KA ENDE ZONA TË RIKUPERUESHME PËR TURIZËM TË QËNDRUESHËM
"Por a ka zona të rikuperueshme ende në Durrës për shembull?, - pyeti gazetarja Mira Kazhani.  "Ka zona të rikuperushme, gjithë Golemi dhe gjiri i Durrësit, plazhi i vjetër tek Plepat, Shkëmbi i Kavajës, deri në Malin e Robit me gjithë problemet e mëdha që kanë janë të rikuperueshme. Kjo nuk do të thotë se do prishen ndërtimet e do të mbjellim pemë, por ta bëjmë  turizëm të qëndrueshëm, të heqim çfarë mund të heqim, të mbjellim çfarë mund të mbillet, që ai turizëm që do mbetet të jetë realisht fitimprurës", shpjegoi Lame.

TEK LEGALIZIMET; KA NDËRTIME NGA HALLI, POR KA EDHE ABUZIME TOTALE
Lame ka shtuar se ka zona të shkatërruara në mënyrë të pakthyeshme, si një pjesë e Ksamilit, një pjesë të Sarandës do ta qajmë. "Por mund të frenojmë këtë çmenduri tani".
 
Ç’do bëhet me ata që kanë ndërtuar 4 vjet më parë?, pyeti Kazhani. Lame, në procesin e legalizimeve ka bërë ndarjen mes legalizimeve të ndërtime pa leje si shtëpi dhe atyre që ndërtojnë kala pa fund për të përfituar mbi kurrizin tonë, një pjesë Shqipërie që na e merr dikush. Unë kam votuar që mos ma marrë njeri".
 
"Të bëjmë mirë ndarjen mes asaj që njerëzit nga varfëria dhe fukarallëku ikën nga vendet e tyre dhe u shpërngulën në Tiranë apo diku tjetër dhe abuzimit total me territorin, gjë që ka marrë fund, është një kapitull i mbyllur", ka theksuar edhe një herë Lame.

SHQIPËRIA, SI NJERIU ME FRAKTURA, TË PAKTËN MOS IA SHTOJMË MË ATO
"ShqipërIa ka pësuar një frakturë me 400 mijë ndërtime. Problemi është mos kemi fraktura të tjera dhe të shkatërrojmë gjithë vendin. Ne nuk mund të ribëhemi si shteti ekologjik i para 25 vjetëve. Por ka mjaft hapësira të jetë një shtet normal si territor", theksoi Ferruni.

"U them dhe një herëgjithë shqiptarëve: Ndërprisni çdolloj ndërtimi pa leje. Po fillon një epokë e re", përfundoi Lame edhe emisionin "Airport" për sot. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë