Artan Lame emërohet në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, insitucioni i ri që bashkon ALUIZNI-n dhe Hipotekën.
Ligji i miratuar pak muaj më parë, shkrin disa agjenci duke i bashkuar në një. Kështu, Agjencia e Legalizimeve, ajo e Kompensimit të ish-Pronarëve dhe ajo e Hipotekave do të shkrihen për t’u bashkuar nën çatinë e një institucioni, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, institucion që do të jetë në varësi direkte të Kryeministrit.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të ketë Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë dhe drejtori e zyra varësie në nivel vendor, teksa organizimi dhe numri i strukturave të varësisë përcaktohen nga Kryeministri me propozim të Këshillit Drejtues.
I zhgenjyer nga sherbimi qe ofroni.Eshte hera e nente qe vi per informacion dhe me perzen si nje rrugsç.Turp per ju qe dtejtoni,turp per mua qe ju mbeshtes sot e 20 vite
PërgjigjuO injorante, ky bashkim do beje qe shume probleme me pronat do marrin fund..Sdo kete me nevoje me per gjyqe per te deturuar hipoteken per te regjistruar prona sepse hartat jane gabim, ose me mbivendosje...plus do korigjohen vendimet e AKP brenda kadastres me vendime...
PërgjigjuVazhdojne te zhdukin gjurmet dhe gjithe pislliqet qe kane bere duke shkaktisur institucionet sic u be me ministrit...nuk ja gjen dot me njeri fillin aty tani
PërgjigjuMe Kete ka marre fund cdo gje mjere Populli e gjithe baza socialiste e zhgenjyer
PërgjigjuZgjedhja me e keqe qe keni bere do ja shikoni hajrin
Përgjigju