TIRANE - Qeveria nuk po ndërmerr asnjë propozim ligjor që të vendosë kamatëvonesa për atë që nuk paguajnë në kohë faturën e legalizimeve. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tha për “Shqiptarja.com” se deklarata e bërë në Kuvend nga Edi Paloka është një abuzim i pabazuar në asnjë fakt dhe e ftoi atë të publikojë çdo shkresë të mundshme që mund të mbështesë akuzën. Kreu i grupit demokrat, akuzoi dje në parlament Qeverinë që po planifikon një ligj të ri, që penalizon ata që nuk arrijnë të shlyejnë kostot e legalizimit të ndërtesave në kohë.