TIRANË –  Artan Lame ka deklaruar se me ardhjen në pushtet të majtët do të kthejnë pas çdo vendim të marrë nga qeveria Berisha mbi zonat e mbrojtura dhe parqet e vendit. Në një konferencë për shtyp nga selia e PS, Lame tha se në Nartë po veprohet me urgjencë për t’i ndryshuar statusin kësaj zone dhe për t’i hapur rrugën ndërtimeve brenda saj. Qëndrimi vjen, një ditë pasi kryeministri Rama shpalli emergjencën kombëtare për ndërtimet pa leje.

Lame ka denoncuar vendimarrjen abuzive të qeverisë mbi zonat e mbrojtura dhe parqet e vendit në këto ditë të ikjes së qeverisë nga pushteti.

“Po veprohet me urgjencën e hajdutëve të ditës së fundit, po vrapohet me urgjencë për në Nartë për t’i ndryshuar statusin kësaj zone dhe për t’I hapur rrugën ndërtimeve brenda saj. Pjesë e kësaj vendimarrjeje po bëhet edhe Agjensia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, e cila, pasi fjeti për 8 vjet, u kujtua të shpërndajë prona poshtë e përpjetë”, tha Lame.

Ky qëndrim i Lames vjen jo më larg se një ditë pasi kryeministri i ardhëshëm Rama shpalli emergjencën kombëtare lidhur me ndërtimet e paligjshme që po gërryejnë vendin si një “kancer agresiv”.

Problemi që ka marrë përmasa të mëdha ka nixur Ramën të njoftojë dje, që me marrjen e qeverisë në shtator, të nisë menjëhërë shembjen e ndërtimeve abuzive në bregdet.
 
Redaksia online
(e.s/ar.sh/shqiptarja.com)