Lampard këshillon Manchester
United: Vetëm Mourinho e ndal Pepin

Lampard këshillon Manchester<br />United: Vetëm Mourinho e ndal Pepin
Legjenda  e Chelsea Lampard u shtohet zërave që po sponsorizojnë kalimin e Jose Mourinhos te Manchester United pas zyrtarizimit të Guardiolës te City.
 
Ish-mesfushori i talentuar i bluve shprehet se spanjollin mund ta ndalë vetëm portugezi në Premier League edicionin tjetër.
 
“Nëse do të isha në krye të Manchester United do ta emëroja menjëherë Jose Mourinhon trajner pas emërimit të Pep te City.
 
Jose do të nxjerrë më të mirën nga lojtarët, pasi ata nuk janë të lumtur me sezonin që po kalojnë” ka deklaruar Lampard.
 
Jose Mourinho u shkarkua nga Chelsea dhe tashmë është në kërkim të një ekipi të ri, edhe pse vetëm zyrtarizimi e mban larg United.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj