LAMPEDUSA (AGRIGENTO) – Janë rreth 31 viktima, mes të cilëve gra te reja nga përmbytja e së premtes në mbrëmje në brigjet libiane. E bëjnë të ditur këtë 22 të mbijetuarit pasi mbërritën në Lampedusa të Italisë. Refugjatët vinin nga Nigeria, por edhe Senegal, Gambia dhe kanë rrëfyer se mbi gomone gjendeshin gjithsej 53 emigrantë .
 
Ata treguan se gomonia u përmbys pas tri ditësh nga nisja prej brigjeve libiane. Janë ende nën shok nga çfarë ka ndodhur dhe nga qëndrimi i gjatë në det. Alarmi u dha të premten pasdite nga një telefonatë që Guardia Costiera e Palermos mori nga një barkë emigrantësh.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)