Lamtumirë Vasllav Havel
Berisha: Humbëm liderin e lirisë

Lamtumirë Vasllav Havel<br />Berisha: Humbëm liderin e lirisë
TIRANE- Kryeministri i vendit Sali Berisha ka përcjellë ngushëllimet mbarë kombit cek për ndarjen nga jeta të ish presidentit cek Vaclav Havel.

"Me vdekjen e Vaclav Havel, kombi cek dhe mbarë Evropa humbën liderin dhe shkrimtarin e madh të lirisë. Kombet ish komuniste humbën frymëzuesin e kalimit të tyre paqësor nga diktaturat totalitare në liri, mikun e tyre të madh"  shkruhet në mesazhin drejtuar kryeministrit Cek Petr Necas.

Presidenti i pare i Çekosllovakie demokratike, Vasllav Havel, ndërroi jetë ne shtëpinë e tij ne moshën 75-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga e bija Sabina Dancecova e cila tha se i ati vdiq gjate natës ne gjumë. Havel vuante nga një sëmundje e rende shëndetësore. Vasllav Havel njihet si një disident gjate periudhës se sistemit komunist dhe pas rrëzimit te tij u emëruar si president duke marre përsipër te udhëhiqte Çekosllovakinë gjate periudhës se tranzicionit. Ish kreu i shtetit ka kontribuar personalisht ne reformat ekonomike për një treg te hapur si dhe ka meritën për një ndarje paqësore te republikës Çeke dhe Sllovakisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Tiranës shpall moskopetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut

Gjykata e Tiranës shpall moskopetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut