Figura politike nga e gjithë bota janë mbledhur mëngjesin e sotëm në qytetin historik të Romës për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit të Parlamentit Evropian David Sassoli, i cili humbi betejën me sëmundjen e rëndë.
Institucionet e Bashkimit Evropian u përfaqësuan ga presidentja e përkohshme e parlamentit evropian Roberta Metsola, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, drejtues të grupeve politike dhe zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian.
Të pranishëm ishin rreth 300 persona, kjo për shkak të pandemisë, ndërsa jashtë u vendos një ekran i madh në mënyrë që të marrë pjesë cdo qytetar që ka dëshirë.
Më 10 dhjetor, Sassoli u shtrua në spital në Itali për shkak të komplikimeve të rënda të lidhura me një mosfunksionim të sistemit imunitar. Të gjitha ngjarjet në të cilat ishte planifikuar të merrte pjesë kreu i Parlamentit Evropian janë anuluar. David Sassoli ishte president i Parlamentit Evropian prej 705 vendesh që nga viti 2019.
Në dhjetor, 65-vjeçari Sassoli, një ish-gazetar nga Partia Demokratike Italiane, njoftoi se nuk do të kandidojë për t'u rizgjedhur si kryetar i PE, në mënyrë që, shpjegoi ai, "të mos përçajë shumicën evropiane". Mandati i tij përfundoi në janar. Është hera e parë në historinë e Parlamentit Evropian që një president në detyrë kandërruar jetë. Sipas rregullores së brendshme të Parlamentit Evropian, nënkryetari i parë duhet të veprojë si president deri në zgjedhjen e një pasuesi.
J.GJ./AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të marrë fund kaosi në kuvend?
-
Po
83.1%
-
Jo
13%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 3142
Lajme të tjera
-
Itali, 85 vjeçari tenton të vrasë gruan e tij me çekiç, djeg veten me benzinë
8 Dhjetor, 10:30
-
I dënuar me 12 vite burg, ‘mbreti’ shqiptar i narko-trafikut arratiset nga qendra e rehabilitimit në Itali! Kush është 34 vjeçari nga Lezha, kushëri i ‘zotit’ të drogës
8 Dhjetor, 10:10
-
Opera italiane, trashëgimi e UNESCO-s
7 Dhjetor, 11:40
-
Marrëveshja me Italinë, deputeti i PS-së: Puna në terren nisi në maj! Kapaciteti 3000 i emigrantëve u përcaktua nga ne! Gështenja: Skandaloze që askush s’kishte informacion
6 Dhjetor, 21:32
-
Banda shqiptare e Milanos/ Hajdutët akrobatë me walkie- talkie dhe makina! 4 të arestuar, i pesti i vdiq pas një grabitjeje! Zbardhen përgjimet (EMRAT)
6 Dhjetor, 15:40
-
Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Meloni: Inovatore dhe e dobishme! Në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare
6 Dhjetor, 12:00
-
Qeveria italiane miraton marrëveshjen për emigrantët! Në Shqipëri ata që shpëtohen në ujrat jashtë BE! Tajani: Kostot vjetore, më pak se 200 mln euro
5 Dhjetor, 18:53
-
Autorë të vjedhjeve në 17 banesa, goditet grupi i grabitësve shqiptarë në Itali, 4 persona në pranga
5 Dhjetor, 11:34
-
VIDEOLAJM/ Giorgia Meloni ka 'ndryshuar' punë?! Zbulohet vendi se ku po i përgatit dhuratat e Krishtlindjeve
5 Dhjetor, 08:36
-
Transporti detar, nis lundrimin trageti i ri ‘Durrës-Ancona’! ‘Adria Ferries’ prezanton ‘AF MIA’, një filozofi e re udhëtimi
4 Dhjetor, 17:17
-
Emigrantët në Shqipëri/ Reklama e Melonit, shpenzime prej 100 miliona eurosh për vetëm 700 vende
4 Dhjetor, 09:10
-
Giosue Fiori, veterineri italian rritur në Lezhë! 25-vjeçari: Pasioni për kafshët më nxiti të bëj këtë profesion! Shqipëria vendim im, jam i martuar e do jetoj këtu
3 Dhjetor, 15:22