Lamtumira e fundit për Castron
vëllai: Asnjë monument për të

Lamtumira e fundit për Castron<br />vëllai: Asnjë monument për të
Sot i jepet lamtumira e fundit ish-liderit kubanez Fidel Castro i cili humbi jetën në 25 nëntor në moshën 90-vjeçare.

Me mijëra kubanez mes tyre edhe lider botërorë ishin të pranishëm në ceremoninë e fundit të zhvilluar në Santiago de Cuba, ndërsa vendit ishte në ditë zie që prej 9 ditësh.

“Përpara hirit të Fidel Castro betohemi se do të mbrojmë socializmin, deri në fitore” u shpreh vëllai i Castros, Raul i cili prej vitit 2006 është udhëheqësi i vendit.

Ndërsa përgjigjia e turmës e mbledhur në sheshin e revolucionit ishte qartë : “Betohemi”.

Gjatë fjalimit të fundit përpara hirit të të vëllait Raul kujtoi krizën e imperializmit amerikan por duke shtuar se Castro tregoi se mund të krijohej një Kubë e lirë.

Ai njoftoi përpara turmës se do të jetë e ndaluar ndërtimi i një monumenti në nder të ish-revolucionarit.

”Loderi i revolucionit'', u shpreh Raul i ka refuzuar gjithmonë manifestacionet e kultit të një personaliteti dhe deri në fund ai përsëriti se emri dhe figura e tij nuk do të përdoren për të emërtuar institucione, sheshe, apo vende të tjera publike”.

[gallery]19999[/gallery]
Ceremonia e lamturimës ishte më e shpejtë sesa ajo që u zhvillua në Havana dhe iu kushtua më shumë popullit kubanez.

Asnjë prej personaliteteve botërorë nuk e mori fjalën por vetëm bashkëpunëtorë dhe luftëtarë të revolucionit kubanez.

Hiri i i ish-udhëheqësit qëndroi në Havana ndërsa në homazhe morën pjesë me mijëra persona ndërsa slogani i qytetarëvë ishte “Unë jam Fidel”.

Më pas hiri i tij përshkoi prej 4 ditësh Kubën për të mbërritur në Santiago de Cuba aty ku nisi revolucionin dhe ku varrimi do të jetë në mënyrë private.

Castro do të prehet në varrezat e Santa Ifugenia përkrah Hose Marti heroit të pavarsisë.

Kujtojmë se pas lajmit të vdekjes së Fidel Castros pati edhe reagime të shumta jo vetëm nga personalitetet botërore por edhe nga shumë qytetarë ku nga njëra anë disa qanin për humben e liderit të tyre ndërsa të tjerë festuan duke e cilësuar Castron një diktator.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës