Lamtumira e veçantë e gjermanëve për Merkel, një embëlsirë me fytyrën e saj

Qytetarët gjermanë por përgatiten t’i japin lamtumirën Angela Merkel, kancelares e cila për 16 vitet e fundit ka drejtuar vendin, më të fuqishëm të Evropës dhe është bërë e njohur për natyrën e saj tejet të veçantë, karakterin e fortë , vendosmërinë në vendimet e saj dhe në të njëjtën kohë sjelljen e saj tejet të thjeshtë.

Në ditën e fundit në zyrë qytetarët dhe kompanitë lokale, po mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për ta bërë largimin e saj më pak të hidhur për mbështetësit e saj. Njëjtë si kjo pastiçeri e cila po bën biskota me fytyrën e kancelares.

“Është dhuratë për përkrahësit ose kundërshtarët e Angela Merkelit, e cila do të tërhiqet dhe e cila e ka përfunduar shërbimin e saj. Ne shpresojmë që ndokush do ta vendos këtë kujtim ndokund në shtëpi. I kemi përgatitur që të qëndrojnë dy vjet, prandaj njerëzit mund t’ia zgjasin kohën Merkelit edhe për dy vjet”, tha Thomas Zuber, menaxher i kompanisë “Odenëaelder Marzipan” në Bavari.

Kompania ka funksionuar që katër dekada dhe përderisa biznesi familjar ka makineri për prodhim masiv të ëmbëlsirave, udhëheqësit e saj e kanë ruajtur traditën edhe për përgatitjen e disa specialiteteve me dorë.

Ideja për prodhimin e ëmbëlsirës në formën e fytyrës së Merkelit erdhi disa muaj më parë dhe tashmë stafi me 8 persona po punon për kompletimin e linjës së ëmbëlsirave.

1631696417_LHQAO2TTL5KALHQCB3NVVBM3YI.jpg

 

S.M./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ambasadori slloven nga Korça: Shqipëria është gati për hapjen e negociatave, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE