Lamtumira për Valbonën e
Alketën, mbetet në burg Çarçani

Lamtumira për Valbonën e<br />Alketën, mbetet në burg Çarçani
TIRANE- Krimi brenda familjes i ka marrë jetën tre bashkëshorteve brenda 72 orëve të fundit duke sjellë një tronditje të madhe për familjarët e tyre dhe shoqërinë shqiptare. Në Fushë Marruas, dhe në lagjen Kinostudio të Tiranës familjarët i kanë dhënë lamtumirën dy nënave, Valbona Lleshit dhe Alketa Canit  të cilat lanë jetim 5 fëmijë. Ndërsa ekzekutori i ish-gruas së tij, Genci Çarçani doli sot para togave të zeza ku pranoi vrasjen e Valbona Çarçanin.

MASA E ARRESTIT PER ÇARÇANIN
Për herë të parë një i pandehur për krim brenda familjes është vlerësuar me një masë sigurie nga Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet. Në Gjykatë erdhën dhe dy vajzat e çiftit Çarçani por ato nuk u lejuan të ndjekin seancën e vlerësimit të masës së sigurisë për babanë e tyre pasi erdhën me vonesë.

carcani ne burg
(Foto: Genci Çarçani para trupit gjykues)

LAMTUMIRA PER ALKETEN
Vrasja e Alketa Canit nga bashkëshorti pasditen e djeshme ka hapur dyert e mortit në familjen e ish bashkëshortëve Cani në banesën një katëshe ende të papërfunduar në rrugën “Sadik Petrela” në kryeqytet. Por në këtë banesë ndodhen vetëm të afërmit e Ilirianit të cilët jashtë kamerave dënojnë veprimin duke uruar që askush të mos ketë më një fatkeqësi të tillë. Alketa është përcjellë për në banesën e fundit nga banesa e prindërve të saj, ku kanë shkuar dhe dy djemtë, njëri 3 dhe tjetri 12 vjeç.
 
vajzat e çarçanit dhe Alketa me dy djemte

(Foto: Vajzat e çiftit Çarçani sot ne gjykate ku i ati doli per vleresimin e mases se sigurise, dhe Alketa Cani me dy djemtë)

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)