TIRANË - U nda nga jeta në moshën 96-vjeçare Akademiku Prof. Dr. Kristo Frashëri. Ditën e diel, më 31 janar 2016 në mbrëmje ndahet nga bota intelektuale e mediatike një nga eruditët dhe polemistët më të mëdhenj të kohës, nga një vdekje natyrale. Kristo Frashëri e përjetoi historinë e shkruar në librat e tij, që nisin që nga etnogjeneza ilire deri në historinë e ditëve të sotme. Pinjoll i një familjeje të njohur patriotike dhe intelektuale të Frashëllinjve, ai u shqua si patriot dhe antifashist në vitet e okupacionit italian dhe gjerman, gjatë Luftës II Botërore.
Shkroi e krijoi për gati pesë dekada në diktaturën komuniste. Më pas mendimet e tij të guximshme kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe kanë thithur vëmendjen mediatike e institucionale në rrugën drejt demokracisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta: “Kristo Frashëri na kujtoi se s'kemi ardhur nga hiçi dhe se historinë duhet ta bëjmë me punë çdo ditë! Prehje në paqe!”.
Kështu shkroi Veliaj në rrjetin social Tëitter. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh të ndjerë ngushëllimi për akademikun Kristo Frashëri. "Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Kristo Frashërit, Profesorit dhe Mësuesit, Historianit të madh dhe Njeriut modest që ka bërë histori… Pinjoll i mençur me një mbiemër të merituar që i ka dhënë aq shumë vendit, intelektual i klasit të parë dhe Akademik i të njëjtit klas. Prof. Frashëri është pjesëtar i një brezi të jashtëzakonshëm shqiptarësh të rrallë e të mëdhenj, shkruan ndër të tjera Meta.
Pasi ka rikujtuar veprën e Kristo Frashërit, Ilir Meta tha se “Duke nisur me Gjergj Kastriotin e duke përfunduar me debate politike e historike të ditës, Profesor Frashëri, ky Rilindës modern i mendimit, ka dhënë fjalën dhe mendimin e tij të rëndë. Të gjithë studiuesit dhe akademikët kanë shprehur mendimin se Kristo Frashëri vazhdimisht ka ndriçuar problemet thelbësore të Historisë së Shqipërisë.”, Tha Meta.
“Një historian i një brumi të veçantë që ka jetuar dhe punuar në klimën e katër regjimeve politike, thellësisht të ndryshme midis tyre, që ka pasur Shqipëria”, tha për të kryetari i akademisë së Shkencave të Shqipërisë Myzafer Korkuti. Kristo Frashëri numëron rreth 75 vite të krijimtarisë dhe karrierës studimore dhe letrare. E nisi me shkrimet letrare të viteve ’30 dhe me studimet në literaturë filozofike, sociale, politike, histori antike dhe moderne. Kristo Frashëri ka marr pjesë aktive në Grupin e të Rinjve, e më pas si anëtar i Partisë Komuniste, si ilegal dhe në maj 1943 u rreshtua në radhët e ushtrisë Nacionalçlirimtare.
29 nëntori i 1944, e gjeti Kristo Frashërin, në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Më 1951 Kristo Frashërin përfshihet në grupin e historianëve që ka hartuar Historinë e Shqipërisë. Kristo Frashëri e zhvilloi veprimtarinë shkencore në fushën e historiografisë deri në ditët e fundit të jetës. La pas vepra që trajtojnë periudhat e mëdha të historisë së Shqipërisë si, historia e Skënderbeut, historia e Rilindjes Kombëtare, e Luftës Nacionalçlirimtare, e të tjera veprat madhore. Ndërkohë njoftohet se një ceremoni madhështore do të mbahet në nderim të Kristo Frashërit ditën e mërkurë datë 3 shkurt 2016, nga ora 12.00-13.00 në Akademinë e Shkencave.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO