Lamtumirë Luçio Dalla
Homazhe në ditën e lindjes

BOLOGNA (Itali) – Një fluks i vazhdueshëm njerëzish: 3000 sipas Bashkisë deri në orën 7 të mbrëmjes së djeshme, më pas akoma të tjerë (rreth 5 mijë) deri natën vonë. Sot në mëngjes e njëjta gjë nga fillimi. Të gjithë në rresht për t’i dhënë lamtumirën e fundit kantautorit Lucio Dalla, arkivoli me trupin e të cilit ndodhej në Pallatin D’Accursio.

Nga ora 13:30 trupi i tij ka kaluar përmes Piazza Maggiore dhe është vendosur në qendër të bazilikës së San Petronio për ceremoninë e fundit, atë fetare. Më pas trupi i tij do të prehet pranë varreve të prindërve të tij, njoftojnë mediat italiane.

Këngët e tij sot në kishë nuk do të dëgjohen. Kërkesa e ardhur nga autoritet katolike për të mos spektakolarizuar ceremoninë mortore, duket se është pranuar, ndonëse shoqëruar me polemika.

Ndërkohë, dje muzika e tij ka qënë protagoniste: 10 këngë të zgjedhura nga miqtë më të afërt kanë shoqëruar lamtumirën e bolonjezëve ndaj bashkëqytetarit të tyre, ndonëse nuk kanë munguar edhe njerëzit e spektaklit si Morandi, Ron, Caterina Caselli, Masini e politikanë si Prodi e Casini.

(Foto: Piazza Maggiore mbrëmë gjatë homazheve)


(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen