Lamtumirë Muhammad Ali, Mbreti
i boksit dhe i të drejtave civile

Lamtumirë Muhammad Ali, Mbreti<br />i boksit dhe i të drejtave civile
Mbrëmjen e djeshme u nda nga jeta legjenda e boksit Muhamed Ali. Po kush ishte sportisti më i madhi të gjitha kohërave?

Ali u lind  me 17 janar të vitit 1942  në Kentaki të SHBA dhe  u bë i famshëm pas fitores së medaljes së artë në Olimpiadën  e Romës në vitin 1960. Vetëm 22 vjeç,  ai fitoi titullin e parë kampion bote për pesha të rënda, titull që do ta mbronte deri në vitin 1967. Në këtë kohë  ai iu bashkua organizatës “Kombi i Islamit”, një organizatë që synonte përmirësimin e kushteve ekonomike e sociale për afrikano-amerikanët në Shtetet e Bashkuara.

Në  të njëjtin  vit  ai kundërshton luftën në Vietnam dhe refuzon t’i bashkohet ushtrisë amerikane, një vendim që do të pasonte heqjen e titullit si Kampion Bote dhe heqjen e licencës së boksierit, që do të zgjaste për 4 vite.

Pas përfundimit të pezullimit, në vitin 1971 rikthehet me tre ndeshje ikonë të boksit botëror, ndeshje që e ndihmuan në rivendosjen në vend të imazhit të tij në publik, i kritikuar për refuzimin e luftës.
 
Ndeshja e parë pas pezullimit sjell edhe humbjen e parë. Më 8 mars 1971 Ali përballet me Joe Frazier në “Duelin e Shekullit”. Ishte hera e parë që në ring ngjiteshin dy boksierë që nuk kishin asnjë humbje.. Në vitin 1974 ai  rimerr trofeun duke mposhtur George Foreman, në duelin “Rumble in the Jungle.

Gjashtë herë e mbrojti titullin para se të humbiste me pikë ndaj Leon Spinks në vitin 1978 . Ne 61 ndeshje boksi  Muhamed Ali e Mbylli karrierën me , 56 fitore, dhe 5 humbjeve.

Përveç suksesit në boks, Ali do të mbahet mend edhe si një aktivist për të drejtat e njeriut dhe poet që tejkalonte kufijtë e sportit, racës dhe kombësisë. Jo vetëm frmëzues i sportit po Ali ishte personazh i librave dhe filmave te ndjekur në të gjithë botën. “Ai që nuk është i guximshëm dhe nuk rrezikon, nuk do të arrijë asgjë në jetë ishte një nga shprehjet e tij më të famshme.

“Muhamed Ali ndryshoi botën e bëri më të mirë prandaj ne jemi më të mirë, Luftoi për atë që ishte e drejtë, luftoi për ne” ishte mesazhi që Obama dha për ndarjen nga jeta të legjendës së boksit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit