Juventusi ka kërkuar zyrtarisht t'i bashkohet ECA-s, shoqatës që bashkon klubet evropiane. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i ECA-s, Nasser Al-Khelaifi, me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv për takimin e fundit të sezonit disa orë para finales së Ligës së Kampionëve të planifikuar në Wembley mes Borussia Dortmundit dhe Real Madridit në Londër.
“Filloj me një lajm shumë domethënës, pasi kam pasur së fundmi disa takime me drejtuesit dhe pronarët, kam kënaqësinë të raportoj se Juventusi ka kërkuar të ribashkohet në ECA, i cili do të zyrtarizohet së shpejti. Dera e ECA-s është gjithmonë e hapur për klubet që besojnë në interesat kolektive, reformat progresive dhe duke punuar në mënyrë konstruktive me të gjitha palët e interesuara", deklaroi Al-Khelaifi.
Në takim morën pjesë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafstrom. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur ideja e Superligës Evropiane është zbehur, me Juven, Barçën dhe Real Madridin që bënë "luftë" me UEFA-n për një format të ri garash.
The ECA Executive Committee met in London today for its last meeting of the 2023/24 season ahead of tonight’s UEFA Champions League final at Wembley. ⚽️
— ECA (@ECAEurope) June 1, 2024
Key topics included various priorities for European clubs, as well as a report on the request from @JuventusFC to rejoin ECA.… pic.twitter.com/mQF6MTgTdy