ELBASAN- Zyrtarisht vendi ynë ka hyrë në stinën e vjeshtës. Ditën e sotme në të gjithë vendin ka patur shtim të vranësirave dhe të erës. Ndërkohë qyteti i Elbasanit dhe i Beratit është goditur nga stuhitë.
Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se në qytet ka patur edhe reshje breshri e rrëshqitje dherash që kanë bllokuar rrugët. Po ashtu raportohet se nga erërat e forta janë shkulur edhe disa pemë. Si pasojë e reshjeve të dendura në qytet janë krijuar edhe disa probleme ku në lagjen 5 Maj janë përmbytur disa bodrume dhe disa rrugë. Në terren për të vëzhguar situatën ka qenë edhe kreu i Bashkisë, Gledian Llatja . Ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë dalë në terren duke ndihmuar në heqjen e ujit në rrugë dhe në bodrumet e përmbytura.
Edhe në qytetet e tjera të vendit ditën e sotme janë shtuar vranësirat dhe rrymat ajrore kanë qenë më të forta. Ndërkohë sipas Meto-Alb pasditja e sotme shton vranësirat në jug dhe qendër të vendit duke sjellë shira të përkohshëm. Herë pas here do të ketë stuhi afat-shkurta të erës, më të theksuara në zonat bregdetare. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike.
Imazhe satelitore të ndryshimeve të motit në 12 orët e fundit mbi Shqipëri.
Pas reshjeve të dendura të shiut në qytetin e Elbasanit ku janë krijuar edhe disa probleme nga vërshimi i ujit ka ardhur edhe një reagim nga Drejtori i Emergjencave në Bashkinë e këtij qyteti, Taulant Sinani.
Sinani në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Aldo Kozarja ka thënë se situata nuk është aspak emergjente megjithatë bahskia dhe emergjencat e qytetit kanë marrë të gjitha masat për të bërë të mundur pastrimin e rrugëve dhe bodrumeve nga uji.
Ai ka thënë se zona ku pati disa bodrume, rrugë dhe oborre të përmbytura që tashme janë pastruar, ka një problematikë të ngjashme çdo vit pasi është poshtë nivelit të kolektorëve qendror megjithatë do të ndërhyhet që kjo problematikë të zgjidhet.
"Rreth orës 16:200 kemi patur reshje intensive te shoqëruar edhe me breshër për rreth 30 minuta. Kjo zonë ose siç quhet ndryshe zona e Teqes ka një problematike të veçantë pasi sistemi i kullimit nuk funksionon por edhe është nën nivelin e kolektorëve qendror. Pavarësisht se tre muaj më parë në kishim një situatë të ngjashme nuk kemi përmbytje përjashtim dy familjeve. Problemi është të kanalizimi do bëjmë ndërhyrje që të mos behët më kështu. Tashmë falë ndërhyrjeve situatat nuk përsëriten me përmbytjet. Aktualisht kemi nxjerrë në terren skuadrat e agjencive të shërbimeve publike përfshirë edhe fadromat komplet stafi i zjarrfikësve dhe nuk kemi asnjë problem apo situatë emergjente. Edhe stafi është në shërbim në 24 orë. Gjendja nuk ka për tu rënduar. Edhe nga shërbimi meteorologjik kemi info. " ka thënë ai.
Pas qytetit të Elbasnit edhe në Berat reshjet e shiut kanë sjell probleme. Shiu ka krijuar një kaos në lëvizjen e makinave ku janë krijuar radhë të gjata automjetesh nga Kombinati në hyrje të Beratit e deri në Uznovë në dalje të qytetit.
Ujë ka vërshuar në rrugët e qytetit për shkak se disa puseta kulluese kanë shpërthyer nga prurjet e larta të shiut dhe amortizimit të tubacioneve. Ky aks rrugor krijon gjithmonë problematika pas reshjeve të shiut. Ndërkohë punonjësit e bashkisë dhe të ujësjellësit po punojnë në kanalizime për të zhbllokuar pusetat.
Duke qene se berati ka pjerrtesi,,,pusetat duhen te jene te medha dhe nen nivelin e rruges,,me anet e pjerreta si hinke qe uji te drejtohet tek puseta,,..///po me cilin flet,,,bashkite jane te parat ne shkatarrimin e qyteteve,,..//
Përgjigju