Lamtumirë Whitney Houston
Ceremonia e funeralit të divës së muzikës u mbajt në kishën baptiste të qytetit Newark, në Nju Jersey në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtarja Aretha Franklin ka anuluar këngën e saj në ceremoninë funebër për shkak se është e sëmurë.
NEWARK - E tërë bota i dha dje lamtumirën e fundit mbretëreshës së Pop-it, të paharrueshmes Whitney Houston, e cila u gjet e pajetë vetëm gjashtë ditë më parë, në hotelin “Beverly Hilton” në Los Angeles, në vigjilje të natës së madhe të ndarjes së çmimeve botërore të muzikës, Grammy Awards. Ceremonia e funeralit të divës së muzikës u mbajt në kishën e qytetit Newark, në Nju Jersey në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ceremonia në kishë duket se nuk është e hapur për mediat dhe në mjediset e saj hynë vetëm personat e ftuar. Ekrane të mëdhenj u vendosën vendosur në hyrje dhe në dalje të kishës, ndërkohë që mjediset e saj u bllokuan gjatë tërë ditës në përgatitje të ceremonisë. Në ceremoni morën pjesë e madhja Aretha Franklin, kumbara e Houston, pastori Jesse Jackson, Lady Gaga, Jennifer Lopez, Mike Tyson, Christina Aguilera.
Të tërë adhuruesit e saj, por jo vetëm kanë qenë në zi për lajmin e dhimbshëm të vdekjes tragjike të të magjishmes Whitney Houston, e cila u nda nga jeta në moshën 48-vjeçe.
Humbja tragjike e legjendës së muzikës ka bërë që të shpërthejnë në një lumë mesazhesh dhimbjeje këngëtarë, artistë të njohur, sportistë e politikanë.
Vdekja e mbretëreshës së Pop-it, Whitney Houston, e cila vuante prej vitesh nga varësia ndaj drogës, mbetet ende e paqartë, ndërkohë dhjetëra shishe ilaçesh janë gjetur në dhomën e saj të hotelit.
Familja e këngëtares së madhe ishte informuar nga mjeku ligjor në Los Angeles se Ëhitney nuk kishte vdekur e mbytur, por për shkak të një përzierjeje fatale ilaçesh me alkool.
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.7%
-
Të gabuar
27.8%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1947
Lajme të tjera
-
Berisha nga Berati: Kandidatët e ‘Primareve’ janë rreze shprese dhe burim drite! Rama i bën emërimet si Enver Hoxha
26 Mars, 19:41
-
Mero Baze: Fushata simbolike e PD në Tiranë, do t'i japë identitet betejës në gjithë vendin
26 Mars, 19:36
-
Nga miniera në treg, 83-vjeçari i palodhur nga Kukësi që 'sfidon' moshën: Me lekët e pensionit nisa biznes, do punoj sa të kem jetë
26 Mars, 19:27
-
‘Më dhemb kur Luizi ndihet keq, kam afeksion për të’, Olta bisedon me Gertin
26 Mars, 19:23
-
Po peshkonte me dinamit në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari në Fushë-Arrëz
26 Mars, 19:21
-
SHBA: Armët bërthamore ruse në Bjellorusi? Nuk e dimë
26 Mars, 19:17
-
Mbretëreshat e Jeruzalemit: Disa nga gratë që mbretëruan në Lindjen e Mesme në kohën e Mesjetës
26 Mars, 19:11
-
Pasojat e rënda të një harte administrative
26 Mars, 18:49
-
Pse u shmang PD nga vizitat e tij në Tiranë? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish presidentit, jo si kryetar partie
26 Mars, 18:24
-
Kurti pas takimeve në Tiranë: I vura në dijeni për marrëveshjen e Ohrit! Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
26 Mars, 18:16
-
I gjithë rrjeti zien me ngacmimet e tyre, Luizi pyet Jorin: T’i themi të gjithë shtëpisë se si njihemi? Modelja: Jo, të shikoj si vëlla tani
26 Mars, 17:55
-
DW: Simpati në Tiranë për kurajën e Albin Kurtit
26 Mars, 17:55