Lançohet fushata "Perfshihu"
Veliaj fton qytetarët të bëjnë fushatën

Lançohet fushata "Perfshihu"<br />Veliaj fton qytetarët të bëjnë fushatën
TIRANË - Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj gjatë një aktiviteti në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve ka lançuar fushatën "Përfshihu” duke bërë publik edhe websaitin e tij zyrtar, erionveliaj.al.
 
Në këtë portal çdokush mund të hyjë të ndjekë aktivitetet dhe planet e Veliajt për kryeqytetin por edhe të sugjerojë duke kontaktuar kandidatin e majtë për ide apo projekte gjatë fushatës.  
 
Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, Veliaj theksoi se aktualisht në krye të Bashkisë së Tiranës është dikush që nuk do të punojë dhe që nuk ka mbajtur asnjë premtim duke nisur nga kartat e studentit te trami.

"Ne nuk mund të lëmë dikë të na diktojë fushatën. Fushatën do ta çojmë në çdo shtëpi, në çdo derë, sepse janë halle të të gjithë qytetarëve të Tiranës. Unë kam nevojë për ju. Unë kam nevojë për ty, për secilin prej jush, që të bëhet krahë për të çuar Tiranën në drejtimin e duhur. 70 vite më parë Qemal Stafës i duhej të luftonte me armë, sot mund të luftojmë me teknologjinë, duke qenë aktive. Ne nga sot do të kemi një portal, ku secili mund të futet dhe të bëhet menaxher i fushatës, të jetë vetë kandidat, anëtar i këshillit bashkiak. Të gjithë mund të bëhen pjesë. Të pavarur nga mediat opozitare. Të sigurohemi që të gjithë të votojnë. Duan të na kompleksojnë, duan të përdorin faktin që jemi miq të Ramës, të qeverise. Ne jemi krenare, jemi optimiste, jemi energjike. Bashkia si një gur për t’ia hedhur qeverisë në fytyrë. Ne duam një bashki që të ketë dyer të hapura me qeverinë. Na duhet mbështetja e qeverisë. Qytetarët nuk janë armiq të qeverisëse. Duhet të tregojmë që Shqipëria bëhet, duke filluar nga Tirana. Tirana do bëhet duke filluar nga 21 qershori. Kemi 48 ditë, garë, sprint, aktivizim në të gjithë Tiranën, për të fituar Tiranën tonë. Sepse Tirana me fuqinë dhe forcën tuaj, do të shkojë në drejtimin e duhur," - tha Veliaj.

Referuar Këshillit bashkiak Veliaj tha se ai do të jetë i përbërë nga më shumë femra sesa meshkuj.

"Nëse një kryetar bashkie nxjerr justifkime se nuk bashkëpunon dot me qeverinë, bëhet si Luli dhe dështon. Eshtë shumë e rëndësishme që të votojmë kandidatë të Partisë socialiste në Këshillin bashkiak, por për të rinjtë është më e rëndësishme të vijnë nga Freshi. Jemi sot qeveria më e emancipuar që ka pasur vendi se në qeverinë e shkuar kishte vetëm një ministre dhe ajo sot me të drejtë është e mërzitur me Lulin. Ka ardhur koha të kemi 50% të grave në Këshillat Bashkiak. Ka ardhur koha të kemi bashki të emancipuar. Të kemi vajza dhe djem 50 me 50. Në këshillin bashkiak të PS ka vajza më shumë se djem. Punoni njësoj si për kandidatin dhe për këshillin bashkiak, që çdo kërkesë e juaja në portalin tonë, të vlerësohet. Ne kemi zbritur në fushë dhe duam fitoren. Nëse duan të ndeshen të vijnë në fushë dhe të shohin si luftohet për të fituar qytetin".

Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos