Landfilli i Sharrës nën administrimin e shtetit, Baçi: Bashkitë e qarkut të Tiranës debitore prej 3 muajsh! Nëse s'paguajnë kaos në mbledhjen e mbjetjeve urbane

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme ka marrë në administrim pronat e zotëruara nga shoqëria “Integrated Energy BV SPV”, të Mirel Mërtirti dhe Klodian Zotos, aktualisht në kërkim.

Pas vendimit për sekuestrimin e pronave të kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”,edhe impianti i mbetjeve në Sharrë do të administrohet nga kjo agjenci e cila ka caktuar si administrator Arjan Baçin

'Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara që është në varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe administrator jam zgjedhur”  tha sot  Arjan Baçi, në një komunikim për mediet nga impianti i trajtimit të mbetjeve të Tiranës.

Baçi tha se me kalimin nën administrim të shtetit asgjë nuk ka ndryshuar, puna në landfill vijon normalisht.

 "Po ndiqen të gjitha kontratat që janë lidhur dhe po shihen të gjitha detyrimet e prapambetura që kompani të ndryshme kanë tek kjo shoqëri, me qëllim që të bëhet i mundur vazhdimi i ecurisë dhe trajtimin e mbetjeve urbane të qarkut të Tiranës”, tha ai.

Administratori shtetëror i inceneratorit të Tiranës, Arjan Baçi zbuloi se bashkitë e qarkut të Tiranës kishin ndaluar së paguari prej 3 muajsh, para se të ndodhte sekuestrimi i SPAK. Ai u ka dërguar shkresa ku i kërkon që të zbatojnë kontratën pasi nëse nuk do të ndodhte do të sillte kaos në mbledhjen e mbetjeve urbane

“Një problematikë që pamë nga situata që shikojmë aty dhe nga informacionet e shpejta që kemi marrë është që bashkitë e qarkut të Tiranës janë akoma debitorë tek kjo shoqëri. Po bëhet muaji i tretë që nuk kanë shlyer detyrimet. Por kemi filluar t’i kontaktojmë dhe t’i dërgojmë shkresat përkatëse për t’i vënë para përgjegjësisë që kemi një kontratë të lidhur, e cila duhet të zbatohet. Moszbatimi i kësaj kontrate do të sillte një kaos në menaxhimin e të gjithë mbetjeve urbane në qarkun e Tiranës”, u shpreh ai.

Ai specifikoi se ndër bashkitë që nuk kanë paguar detyrimet janë bashkia e Tiranës, Vorës dhe e Kavajës.

Vetëm në kryeqytet gjenerohen rreth 700 tonë mbetje në ditë dhe bashkia paguan 29 euro për rreth 1 ton mbetje.

Më 28 korrik 2023 Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie. Vendimi u ekzekutua më 1 gusht 2023 duke kaluar landfilli i Sharrës në administrim të shtetit.

Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë  pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë.

Sipas SPAK  Mërtiri dhe Zoto, në kërkim prej 16 muajsh, kanë përfituar afro 4 milionë euro duke përdorur fatura të flasifikuara tatimore.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari