Protestë për landfillin e Piskovës, banorët padisin në gjykatë Bashkinë e Përmetit! Sazan Guri: Ky është projekt kriminal

Banorëve të fshatit Piskovë në Përmet që protestojnë prej një muaji kundër ndërtimit të landfillit sot u janë bashkuar ambientalisti Sazan Guri dhe ish-deputetja e PD-së për Përmetin Fatjona Dhimitri. Guri e ka quajtur papërgjegjshmëri totale të institucioneve ndërtimin e një landfilli pranë shtratit të lumit.

"Për shkak se plehrat digjeshin në Kutali, ne si zyrë për mbrojtjen e qytetarëve i kemi bërë kërkesë 12 burrave të shtetit, nga presidenti e deri tek kryetari i bashkisë i kemi dërguar këtë shkresë për të ndaluar këtë djegien e plehrave. Dhe ja ku është përgjigja nga kryetarja e bashkisë dhe prefekti na vjen përgjigja se do të marrim masa, por masat nuk janë që të bëhet vendgrumbullimi në Piskovë mbi një tarracë ujore, nuk mundet kurrë që plehrat të hidhen këtu, se 2 metra nga këtu kalon lumi, nuk ka vend në botë që ndërton vendgrumbullim pranë ujit të pijshëm.  efektet shendetësore është kanceri, në zhavorr nuk bëhet landfill afër lumit, brenda në zonë të mbrojtur në zonë të mbrojtur që është Bredhi i Hotovës. këta me dashje po helmojnë banorët! ne do ta hedhim në gjyq, është rast flagrant u bëj thirrje përmetarëve të ngrihen dhe të ndalojmë punimet", u shpreh ambientalisti Guri.

Nga ana e tyre banorët e Piskoves me mbështetjen e Sazan Gurit kanë depozituar sot në Gjykatën e Përmetit padi kundër Bashkisë së Përmetit.

"Po bëjmë një muaj që mblidhemi dhe nuk po merrem masa, as nga ministrja Kumbaro, që ne vetë e kemi votuar si deputete. Nëse bëhet fushë mbetjesh helmohet uji dhe tokat. Ne nuk duam plehra në fshat. Kemi ardhur këtu në protestë paqësore, zonja ministre nuk e ka vënë ujin në zjarr se këtu është hyrja për në Parkun Kombëtar, këtu kalojnë turistë, këtu nuk është vend i përshtatshëm. Nuk është landfill por vendgrumbullim për phera, që do tu vihet flaka dhe do të krijohet ndotje e madhe. Janë edhe 100 vetë të tjerë atje që nuk vijnë dot në protestë se kanë frikë se i heqin nga puna. Shikoje faktin, ky është uji jonë, nga ky ujë do pijën fëmijët tanë. Rishikojeni këtë projekt se po na largoni nga fshati. Plehra nuk duam këtu! Këtu është jeta jonë, larg nga fshati."-shprehen banorët.

"Ne nuk i duam plehrat në fshat, të lutem z. Kryeministër mos na e ndotni fshatin!", thanë fëmijët e fshatit që shoqëruan prindërit në protestë.

Protestes i është bashkuar edhe ish-deputetja e PD per Përmetin, Fatjona Dhimitri, e cila nga ana e saj i ka kërkuar Bashkisë së Përmetit te mos realizojë këtë projekt pasi dëmton rëndë ekosistemin dhe vetë jetën banorëve.

"I jam bashkuar nismës së bashkëqytetarëve të mi. Zona e landfillit është planifikuar pranë burimit të ujit të pijshëm, është shumë afër zonës së mbrojtur. Bashkia e Përmetit i ka marrë votat si bashki moniste dhe sot po tenton të dëmtojë jetën e qytetarëve të Piskovës. Të gjithë bashkë të mblidhemi, kërkoj që kjo çështje të bëhet mediatike, do t'i dërgoj shkresë bashkisë së Përmetit dhe kërkoj mbështetjen e Presidentit të Republikës, do t'i dërgoj shkresë edhe ambasadave", tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja