TIRANË-Probleme me energjinë elektrike janë shfaqur sërish në zonën e Laprakës, në rrugën Vangjel Noti ku prej më shumë se 3 orësh mungojnë dritat.
Sipas një njoftimi të sjellë nga një lexues i “Shqiptarja.com” në rubrikën e denoncimeve Raportoni ju, prerjet e energjisë elektrike kanë nisur sërish në këtë zonë.
Përveç shkëputjes së energjisë në intervale kohore prej 5 deri 7 orësh në ditë është vënë re nga banorët edhe një fenomen tjetër, siç është shuarja e energjisë elektrike nëpërmjet uljes graduale të fazës me luhatje tensioni.
Diçka e tillë çon jo vetëm në djegien e pajisjeve elektrike në shtëpitë e banorëve, por edhe në shkaktimin e zjarreve.
Ndërkohë kjo situatë ka shkaktuar probleme edhe me bizneset, të cilat janë të detyruar të përdorin gjeneratorë për të siguruar energjinë elektrike si dhe për të vijuar me mbarëvajtjen e punës së tyre.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com