Laprakë, Rama: Investimi në qendrat
shëndetësore ndal fluksin në spitale 

Laprakë, Rama: Investimi në qendrat<br />shëndetësore ndal fluksin në spitale <br>
Një investim prej 230 mijë eurosh, bashkëpunim i  Ministrisë së Shëndetësisë dhe Save the Children, u ka siguruar banorëve të Laprakës një qendër shëndetësore bashkëkohore. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektuan Qendrën e re.

“Është një qendër që ofron edhe shërbime plus për nënën dhe për gruan shtatzënë. Në fakt kemi një eko të re, e cila është instaluar pranë kësaj qendre, nuk ka qenë më parë dhe sigurisht, një shërbim i ri që ofrohet pra për nënën gjatë ndjekjes së shtatzënisë, por gjithashtu dhe me kushte standarde bashkëkohore ndjekjen e fëmijës” tha ministrja.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se “Është e vetmja rrugë që të lehtësohet i gjithë shërbimi në spitale dhe që të ndahet shërbimi parësor me nevojat e menjëhershme të njerëzve me shërbim më të specializuar pastaj në qendrat e mëdha spitalore, se ndryshe do ishte e pamundur që të bëhet edhe njëra dhe tjetra dhe s’bëhet tamam as njëra as tjetra.

300 do bëjmë në këto 4 vjet”. Ministrja e Shëndetësisë tha se këtë vit fillon ndërtimi i 80 qendrave të para, nga totali i 300 Qendrave Shëndetësore të parashikuara për tu ndërtuar në 4 vite. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan