Lapsusi që vuri në pranga ish-kreun 
 e Tatimeve, dhe pse i pafajshëm

TIRANE - Ish-kreu i Tatimeve për të cilin gjykata vendosi pafajësi më 5 maj dhe pse prokuroria e akuzoi për vjedhjen e 6 milionë eurove duke shpërdoruar detyrën, ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës mbrëmjen e të mërkurës, pasi nuk ishte hequr nga sistemi i te kerkuarve.

Islamil Muça është shoqëruar në komisariat për disa orë, ndërsa mëngjesin e të enjtes është lënë i lirë. E kontaktuar nga A1Report Policia e Tiranës sqaroi se prangosja e tij është bërë pasi në sistem ish-drejtori tatimeve ka rezultuar në kërkim, për shkak se gjykata kish vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Muça u hetua dhe gjykua së bashku me vartësit e tij, por ishte i vetmi nga 7 persona që fitoi pafajësinë. Por nga ky moment ish kreu i Tatimeve nuk ishte hequr nga sistemi i te kerkuarve te policise duke bërë që të rezultonte sërish në kërkim.

Abuzimi me rimbursimin e TVSH
Muca u përfshi në  skandalin e tatimeve ku u zbulua abuzimi me rimbursimin e TVSH-së për bizneset në shifrat e rreth 5 milionë dollarëve. Ishte kontrolli i brendshëm i Ministrisë së Financave i cili zbuloi të paktën 11 raste abuzimi me skemën e rimbursimit të TVSH.
 
Në skemën e abuzimit me rimbursimin e TVSH, janë përfshirë ish-drejtori Rajonal Tatimor i Tiranës, Ismail Muça, i cili mori pafajësi, ish-drejtoresha e Kontrollit Tatimor të Tiranës, Afërdita Hysi, dy ish-përgjegjës të Sektorit të Kontrollit Tatimor në këtë drejtori, Laurent Vata dhe Mirgen Dervishi, si dhe tre inspektorë kontrolli, Kujtim Metalia, Edmond Osmani dhe Gramoz Milushi, si dhe inspektori i ngarkuar për procedurën e rimbursimeve, Tahir Kuka.

Njoftimi i pare i Policisë së Tiranës
Më datë 20.05.2015, u ndalua shtetasi në kërkim Ismail Muça, të cilit i është caktuar masa e sigurisë arrest në burg për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim, dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale”.

Njoftimi i dyte i Policise se Tiranes
Në bazë të njoftimit të dhënë nga Policia e Tiranës, që bën fjalë për ndalimin e shtetasit në kërkim Ismail Muça, ish-Drejtori i Tatimeve, Tiranë, të cilit i është caktuar masa e sigurisë arrest në burg për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim, dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale”.
 
Më datë 21.05.2015 nga ana e Seksionit të kërkimit është bër heqja nga kërkimi i shtetasit Ismail Muça, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë  me vendim nr 456 Akti, i ka dhënë pafajsinë këtij shtetasi. Nga ana jonë  është lënë i lirë.

 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve