Në një intervistë për “Olimpics.com”, Lara Colturi ka lënë të kuptohet se gjithçka që ka arritur nuk është një rastësi. Skiatorja e Shqipërisë ka lindur në një familje që adhuron këtë sport madje edhe ka shkruar një pjesë të historisë të këtij sporti.
“Këto janë Lojërat e para Olimpike Dimërore për mua, nëse do të heqim atë që kam bërë në barkun e mamasë sime (Toronto 2006)”, tha 19-vjeçarja për “Olimpics” kur pranon me krenari se është e bija e Daniela Ceccarellit (fitoi të artën në Super Slalomin Gjigant në “Salt Lake 2002”).
Tani Lara Colturi është krenare për atë që ka arritur pasi në 'Milano Cortina 2026' ku ka ndryshuar rolet me mamanë e saj, e cila është ajo që e pret tashmë në finish.
Lajmi kryesor:
'Milano Cortina'/ Skiatorja Lara Colturi mbyll lëshimin e parë Slalom në vendin e shtatë, eliminohen Semire Dauti dhe Lisa Brunga! Gara e dytë nis në orën 13:30








