Larg diellit në orët e pikut! Temperaturat e qershorit, përtej normales

Larg diellit në orët e pikut! Temperaturat e qershorit, përtej normales

Termometri në vendin tonë arriti kulmin të premten e 21 Qershorit me temperatura që kapën vlerën 42.5% gradë Celsius, gati 12 gradë mbi normalen.

“Nuk është normale të kemi një vlerë të tillë temperature. Kjo është hera e parë që shënohet kjo vlerë. Janë temperatura deri 12.5 gradë më të larta sesa vlerat normale të qershorit, ku  duhet të ishin 30 -31 gradë Celcius. Termometri ka shënuar 42.5 gradë Celcius në qarkun e Beratit, dhe 42 gradë në Elbasani e Gjirokastra. Ndërkohë në Tiranë termometri ka shënuar 40.4 gradë Celcius”, tha për Report Tv, Hakil Osmani nga MeteoAlb.

Vlera jo-normale për Qershorin por, meterologët thonë se do të kenë një ulje me 2 gradë.

“Të dielën do të ndihet më shumë rënia e temperaturave, ku temperaturat do të bien deri në 38 gradë Celcius, ndërsa në Tiranë do të bjerë me 4 gradë”, shtoi Osmani.

Dy ditët e fundit kanë regjistruar vlera të larta në të gjithë vendin, ndërsa Elbasani renditen në 3 qytetet më të nxehta, ku termometri shënoi 40 gradë Celsius. Kjo ka shtuar paraqitjet në urgjencë, ndërsa mjekët apelojnë të shmanget qëndrimi në diell në orët e pikut.

Qytetarët thonë se temperaturat përvëluese janë sfiduese për ta. Përpiqen të freskohen sipas mundësive, por kushtet jo gjithnjë ua lejojnë. Ndonëse të moshuar me raste janë të detyruar të dalin nga shtëpia, ndërsa infrastruktura në qytet nuk u vjen aspak në ndihmë.  Shatërvanët dhe çezmat publike jo të gjitha janë në punë, ndërsa si pasojë e punimeve kanë probleme edhe me furnizimin me ujë të pijshëm.

Vendi ynë u përfshi nga i nxehti ekstrem për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut, duke përjetuar fenomenin që quhet “netë tropikale”

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës