Largësia tashmë është një problem i zgjidhur për çiftin Pitt-Jolie.

Ndërkohë që Brad është duke xhiruar filmin e tij më të fundit “Fury” në Londër dhe Angelina prodhimin kinematografik “Unbroken” në Hawai, kështu që për çiftin takimi dhe qëndrimi së bashku është bërë mjaft i vështirë.

angelina jolie brad pitt

Megjithatë duket se Brad Pitt ka gjetur një zgjidhje të efektshme. Ai i ka dhuruar partneres së tij Jolie një aeroplan privat të cilin do të pilotoj vetë ajo, duke qenë se ka marrë një liçensë të tillë në vitin 2004.

angelina jolie brad pitt

“Brad ka dashur t’ia bëjë këtë dhuratë Angelinës që ata të shihen më shpesh pasi janë të angazhuar në sete filmash në skaje të ndryshme të botës.”,-është shprehur një burim pranë çiftit.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë një nga çiftet më të njohura dhe të pëlqyera të hollivudit.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)