Bashkimi i PD? Rreth 90 minuta takim Paloka-Bardhi ende pa rezultat konkret! Përfaqësuesi i Rithemelimit: Ka vullnet për kandidat të përbashkët

TIRANË-  90 minuta nuk mjaftuar që Edi Paloka dhe Gazment Bardhi, dy negociatorët e dy kampeve të PD-së, që të arrinin një marrëveshje mes njëri-tjetrit, por sërish u mjaftuar vetë me një shprehje vullneti për bashkim. Pas takimit, asnjëri prej negociatorëve nuk shprehu nota entuziazmi. Për mediat dhanë vetëm nga një koment të shkurtër duke konfirmuar se marrëveshje nuk pati.

I mandatuari i Sali Berishës, Edi Paloka, nënkuptoi në prononcimin e shkurtër për gazetarët, se nuk është arritur asgjë konkrete në tavolinën e takimit, në një kafene në Tiranë.

‘Ju thashë, kur të kemi diçka për ju... do t’ju njoftojmë. Nuk ka dështuar takimi, është vullneti i përbashkët për të dalë me një kandidat. Të lutem kaq për sot.’- tha Paloka.

Pas këtij takimi, ky i fundit u drejtua për në kryesinë e Kuvendit, aty ku e prisnin të vetët, për t’i qartësuar për bisedimet.

Vendimi për të zhvilluar negociata për daljen me 1 kandidat në zgjedhjet vendore, u mor nga grupi parlamentar i PD më 10 tetor, kur mandatoi deputetin Bardhi për të biseduar me palën tjetër me përfaqësues Palokën. Edhe vetë Berisha bëri thirrje për bashkim, por ky i fundit kushtezon daljen e kandidatit përmes primareve, proces i cili shpejt nis, por duket se vështirëson bashkimin mes dy kampeve në PD.

Një ditë më parë, në pritje të nisjes së bisedimeve mes dy grupimeve, deputetët e PD-së u shfaqën së bashkë në dyert e Gjykatës së Apelit, në mbështetje të kolegut Ervin Salianji që gjykata të jap vendimin final.

Mirëpo, paralelisht me tentativat për të shmangur skenarin e 6 marsit, dy kampet brenda PD po punojnë edhe për planin B, atë të daljes me kandidatët e tyre. Sali Berisha e ka deklaruar publikisht rrugën e tij. Takimet tashmë kanë nisur dhe primaret në qytetet kryesore do të nisin shpejt, pa pritur pafundësisht rezultatin e negociatave Paloka-Bardhi.

Grupi tjetër, dirigjent kryesor të takimeve ka Lulzim Bashën, ndonëse ky i fundit hoqi dorë nga drejtimi I partisë që në muajin mars. Report Tv ka mësuar mbi disa takime që ish kryedemokrati ka zhvilluar në degët e PD për zgjedhjet e ardhshme lokale. Më të rëndësishmet ishin ato me ish drejtuesit e PD në degët e qyteteve të veriut dhe jugut, 2 javë më parë ku Basha u përball nga të vetët edhe me qëndrimin se nuk duhet të mendojë rikthimin në krye të demokratëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:27
Takimi i Bardhit me Palokën, mesazhi i Çollakut nënkupton se bashkimi i PD s'do të ndodhë! Ja çfarë shkruan në Facebook

1665660538_WATERMARKREPORTtv.00144109.Still010.jpg

Deputeti Kreshnik Çollaku ka reaguar pas takimit të Gazmend Bardhit me Edi Palokën dhe duket sikur nënkupton se nuk do të ketë bashkim të PD. Çollaku, i cili mbështet grupin e Alibeajt nënkupton se Rithemelimi i ka kërkuar që të ndjekin ata.

“Nese nje pale kerkon bashkim dhe pala tjeter thote me ndiqni mua…eshte menyra me e lehte per ta prishur ne gjeneze cdo lloj bashkepunimi. I keqardhur”, shkroi Çollaku.

Ora 12:31
A dështoi takimi për bashkimin e PD-së? Ja si përgjigjet Paloka

 

I mandatuari i Sali Berishës, për dialogun në kuadër të bashkimit të Partisë Demokratike Edi Paloka, në një prononcim të shkurtër për gazetarët tha se takimi nuk ka dështuar dhe se po diskutojnë të kenë kandidatë të përbashkët.

‘Ju thash kur të kemi diçka për ju do t’ju njoftojmë. Nuk ka dështuar takimi, është vullneti i përbashkët për të dalë më një kandidat. Të lutem kaq për sot.’- tha Paloka.

Ora 12:28
Përfundon takimin me Palokën, Bardhi ‘kyç’ gojën për mediat

Ka përfunduar takimi ndërmjet Gazment Bardhit dhe Edi Palokës, i cili zgjati për gati 1 orë e 30 minuta. Në daljen e tij deputeti demokrat Gazment Bardhi nuk preferoi që të japi asnjë detaj në lidhje me bisedën e zhvilluar, për bashkimin e PD-së për zgjedhjet vendore.

Ora 11:15
VIDEO/ Edi Paloka mbërrin në takimin me Bardhin, ‘thumbon’ gazetarët: Të gjurmoni tenderat e qeverisë sa na ndiqni ne, bravo ju qoftë

 

Po zhvillohet në një kafene në kryeqytet takimi midis Edi Palokës, i deleguar nga Berisha dhe Gazment Bardhit, i deleguar nga Alibeaj, për negociatat e bashkimit të Partisë Demokratike. Por teksa ka mbërritur me një makinë luksoze, Edi Paloka, u ndal të bënte edhe një koment për t’ju përgjigjur interesit të gazetarëve.

‘T’i gjurmoni edhe tenderave të qeverisë kaq sa po na ndiqni ne bravo ju qoftë!’- u shpreh Paloka.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lori: 18/10/2022 12:48

    Po si esht e mundur te dalesh me kandidat te perbashket me nje parti me kryetar nje kriminel non grata?Eshte humbje dhe per gjith pjesen e paster qe i ka ngel

    Përgjigju
  • Agimi: 18/10/2022 11:12

    O Bardhi po i thuthuqi sla gje pa thene per ty deri te libri shpis dhe ti pi kafe apo ska gje o po ju nje soj jeni te gjithe nuk ndaheni dote nga llumi e kusaret e vrasesit e vendit

    Përgjigju
    • !!!: 18/10/2022 12:18

      O Gimi, po e njejta bajge e ndare pergjysem jane!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor