Largime të reja nga administrata
Trump, McMaster afër largimit

Largime të reja nga administrata<br />Trump, McMaster afër largimit<br>
Presidenti Trump duket së është duke riformatuar kabinetin e tij, pasi largime të reja raportohet të ndodhin shumë shpejt nga Shtëpia e Bardhë. Më herët gjatë këtij muaji, Trump ka deklaruar se në kabinetin e tij kishte njerëz të cilët do të donte t’i zëvendësonte, ndërkohë që gjatë kësaj jave, ka bërë edhe zëvendësimin e parë.

Ditën e martë presidenti amerikan, Donald Trump, pushoi Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, duke e zëvendësuar këtë me kreun e CIA-s Mike Pompeo, ndërkohë që drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Zbulimit, ja besoi Gina Haspel, e cila është edhe gruaja e parë në histori që do të mbajë këtë post.

Tashmë mediat amerikane të cilat citojnë burime të shumta në Shtëpinë e Bardhë, shkruaj se Trump është duke përgatitur largimin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Gjeneralit McMaster. Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë e ka hedhur poshtë këtë pretendim të mediave, duke deklaruar se marrëdhëniet mes Presidentit dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare janë shumë të mira.

Vetëm disa minuta pas lajmërimit të pushimit të Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, Presidenti amerikan deklaroi se ishte shumë afër krijimit të kabinetit që dëshironte. Mediat amerikane raportojnë se largimi i McMaster do të ndodhi përpara nisjes së bisedimeve me Korenë e Veriut, ku  dy prej emrave që priten të zëvendësojnë McMaster, janë John Bolton, ish-ambasador në OKB e Keith Kellogg, i cili mban detyrën e shefit tt të personelit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit