Largimet e mjekëve dhe infermierëve, Avokati i Popullit propozon rritjen e rrogave

Në valën e largimit të mjekëve edhe infermierëve nga Shqipëria avokati i Popullit bën një propozim. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit, në një takim të zhvilluar ditën e sotme, ka thënë se mjekët dhe infermierët duhet të paguhen më shumë, për të ulur nivelin e korrupsionit dhe për t'iu dhënë mundësinë atyre që punojnë në sistemin shëndetësor të kenë një punë të denjë. 

Sipas Ballancës, Portali “Stop Korrupsionit” ka ulur motivimin e mjekëve për punë duke rritur kështu edhe numrin e atyre që duan të largohen nga vendi. 

Rritja e të ardhurave të sistemit shëndetësor është e domosdoshme për të ulur nivelin e korrupsionit. Na duhet që mjekëve t’u japim  mundësinë të kenë një punë të denjë.

Erinda Ballanca, Avokati i Popullit

Por, çfarë ka ndodhur gjatë gjithë vitit 2017 me abuzimet me fondet e burimeve publike por edhe në sektorin shëndetësor? Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer disa auditime prej së cilave ka pasur shkelje dhe abuzime në vlerën rreth 55 milionë lekë në sektorin e shëndetësisë dhe 825 milionë euro në burime publike.

Dëmi i konstatuar është në një trend rritës në  vitet e fundit. Ose jemi duke punuar shumë mirë, ose qytetari ss’ka më çfarë të kërkojë. Sistemi aktual gjeneron shpenzime të tepërta.

Bujar Leskaj, Kreu i KLSH

Por këto nuk kanë qenë të vetmet çështje që avokati i popullit dhe kreu i KLSH diskutuan sot në tryezën me temë “Transparenca në sistemin shëndetësor”.

Në prezencë edhe të nënkryetares së Kuvendit Znj Vasilika Hysi, ata treguan numrin e rekomandimeve drejtuar institucioneve shtetërore të cilat nuk i janë përgjgjur apo zbatuar, ndërsa avokati i Popullit kërkoi që afati ligjor prej 10 ditësh për kthimin e përgjigjeve informative për qytetarët duhet të rishikohet.

Nën kryetarja Hysi dha për të pranishmit këtë përgjigje.

Inkurajoj institucionet e pavarura dhe meqë këto janë 3 insitucione të rëndësishme, që krahas raporteve vjetore të hartojnë edhe raporte më të shkurtra.

Vasilika Hysi, Nënkryetare e Kuvendit

Nga ana tjetër Avokati i Popullit kërkoi që të rishikohen mjetet e ambulancave për të pasur kushtet e nevojshme për pacientët si edhe helikopterët që janë në varësi të ministrisë së mbrojtjes duhet të kenë të gjitha pajisjet e nevojshme për shtëpimin e jetës së pacientëve. Palët vijuan disktimin, propozimet e së cilëve znj Hysi kërkoi që t’iu bëhen me dije deputetëve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur