Largimet, Rama: Ne nuk i
mbajmë dot njerëzit mbyllur

Largimet, Rama: Ne nuk i<br />mbajmë dot njerëzit mbyllur<br>
Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje në Forumin e Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga "Miqtë e Evropës" në Bruksel. Gjatë këtij forumi Rama ka thënë se është një mundësi unike për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duke shtuar se puna për forcimin e institucioneve vazhdon çdo ditë.

“Kur BE-ja ishte në formën e saj më të mirë ne ishim në formën tonë më të keqe, ne dëshirojmë që BE-ja. Ngjyrat e ndryshme të ylberit nuk duhet të urrehen ose të jetë ndrysh nga njëra tjetra. Ëndrra e BE-së të jemi pjesë, atë që përmend, shtetin e së drejtës, kjo ka të bëj me të qenurit e një BE-je që përfaqëson vlera unike, në kohëra kur ne kemi një mundësi unike të martohemi me BE-në, ajo na thotë do mendohem nëse do martohem. Nëse nuk ndodh shpejt do na ndihmojë të rritemi të shëndoshë sepse në fund të ditës ka të bëj me modernizimin, është themelore të ndërtojmë institucione të forta”, tha Rama.

Kryeministri shpjegoi se të rinjtë mund të largohen, pasi janë të lirë për tregun e punës në të gjitha vendet e BE-së. “Është mjaftë sfiduese, a mund të vazhdojmë me këta të rinj që largohen? Në Kroaci u larguan 50 00 po ashtu nga Polonia, njerëzit do të largohen dhe do të kthehen. Ne nuk duam ti mbajmë njerëzit të mbyllur, ata janë të lirë në tregun e punës në të gjitha vendet e BE-së. Vendet e para që u futën në BE pas daljes nga komunizmi janë ato vende që kanë vijuar të bëjnë reforma dhe institucione të forta. Për aq kohë sa do jemi në integrimin e BE, duhet të punojmë për të forcuar institucionet, të luftohet korrupsioni pa bërë dallim”, shtoi kryeministri.

Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar, Rama tha se shifrat për këtë janë 0.4% ndërsa në vende të tjera të BE-së që arrijnë 30% nuk përmenden fare. “Ne sulmohemi çdo ditë në gazeta, për krimin por ne kemi 0.4 % ndërsa vendet që kanë 30 % as përmenden fare”, tha Rama.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital